Vrasja e Tahiraj arrestohet polici Fatmir Hoxha

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme, ka ndaluar një prej policëve që shoqëronin komisar Adem Tahiraj i ekzekutuar pak ditë më parë në qendër të Shijakut. Është ndaluar punonjësi i policisë Fatmir Hoxha dhe pas shpalljes në kërkim policor i punonjësit tjetër të policisë, Kastriot Gosturani, ky i fundit pak orë më vonë është vetëdorëzuar. Të dy punonjësit e policisë që kanë qenë në vendngjarje, duke kryer detyrën së bashku me kryekomisar Tahirajn, megjithëse kanë patur të gjitha mundësitë, nuk kanë kryer asnjë veprim për të parandaluar vrasjen, neutralizuar vrasësin apo për ta kapur dhe arrestuar atë.