Nishani-Fedotov Bashkepunim ne luften kunder kriminalitetit e droges
Ministri i Brendshëm Z. Bujar Nishani priti në një takim Drejtorin Ekzekutiv të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Drogën, UNODC, me qendër në Vjenë, Z. Yuri Fedotov, njëherësh Zv. Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Takimi u zhvillua në kuadër të një turi që ka ndërmarrë në rajonin tonë Z. Fedotov me qëllim inkurajimin e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër kriminalitetit dhe narkotikëve.
Ministri Nishani njohu Z. Fedotov me rezultatet e arritura nga Shqipëria në luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës nëpërmjet modernizimit të vazhdueshëm të sistemeve të kontrollit kufitar, të analizës së informacionit kriminal, e mbi të gjitha nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë vendet e rajonit.
Ministri Nishani përmendi ndër të tjera marrëveshjet e bashkëpunimit policor me të gjithë vendet e rajonit, patrullimet e përbashkëta policore, përvojën pozitive të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare në Durrës, pikat e përbashkëta të kontrollit kufitar dhe operacionet e suksesshme të përbashkëta me agjencitë partnere si për goditjen e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, ashtu edhe për identifikimin dhe ndalimin e personave të kërkuar për vepra të ndryshme penale.
“Jemi të gatshëm dhe shprehim vullnetin e plotë për të dhënë kontributin tonë në të gjitha nismat dhe projektet që do të synojnë thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit dhe drogës në rajonin tonë”,-u shpreh Ministri Nishani.
Drejtori Ekzekutiv i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Drogën, Z. Yuri Fedotov vlerësoi arritjet e Shqipërisë dhe në veçanti përpjekjet dhe prioritetin që ajo ka vendosur për thellimin e bashkëpunimit rajonal në luftë kundër krimit dhe drogës.
“Inkurajoj dhe mbështes fuqimisht të gjithë përpjekjet dhe angazhimin tuaj për forcimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit dhe organizmat europianë e ndërkombëtarë në luftën e përbashkët kundër fenomeneve të kriminalitetit dhe trafikut të drogës”,-u shpreh Fedotov.