Vlorë- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, zhvilloi sot në mbrëmje një vizitë në qytetin e Vlorës, i ftuar nga Shoqata e Aeronautikës Shqiptare, që po zhvillon një aktivitet në këtë qytet, në kuadrin e çeljes së sezonit turistik.
Në takimin me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, Nishani vlerësoi ngjarjet kryesore që ka përjetuar ky qytet dhe qytetarët, duke veçuar 100- vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe sezonin turistik, që pritet të çelet zyrtarisht disa ditë me vonë.
Kultura dhe qytetari vlonjate, janë simbol tjetër i Vlorës, theksoi Presidenti Nishani. Ndërkohë, duke u ndalur tek periudha parazgjedhore, ai veçoi se qytetarët do të dinë të ushtrojnë të drejtën themelore, të drejtën e votës.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Gjika vlerësoi angazhimin e Presidentit Bujar Nishani, për festimet e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, si edhe këtë vizitë që, sikurse u shpreh ai, ndonëse është një vizitë kortezie, përmban simbolikën që lidhet me sezonin turistik.
Në takimin që zhvilloi në mjediset e kompleksit turistik të Kuzum Babasë, me parashutistë nga Shqipëria,Kosova dhe vende të tjera të Evropës e më gjerë, Presidenti i Republikës, u ndal në vlerat e shumëfishta që ka sporti i fluturimeve, aq më tepër për të promovuar edhe resurset turistike.
Ky aktivitet është jo vetëm moment reflektimi, poredhe një ofertë për të ekspozuar bukuritë e këtij vendi, u shpreh Presidenti Nishani.
Presidentit Bujar Nishani, ju dhuruan simbole të aktivitetit të fluturimeve të lira, mes të cilave emblema e Albania Opendhe kampionatit që ka nisur në Korrcë dhe përfundon në Vlorë, meorganizatorë dy federatat e Shqipërisë dhe të Kosovës.