Spahiu: Ditët e fushatës, të 40-at e regjimit të shtetasit Sali Berisha
Durrës- Aleanca Kuq e Zi prezantoi sot në mbrëmje në qytetin e Durrësit 13 kandidatët e saj për këtë qark, duke çelur zyrtarisht edhe fushatën elektorale atje.
Lideri i AK-së Kreshnik Spahiu u shpreh se 40 ditët e fushatës do të shënojnë dhe “të 40-at e regjimit të urryer të shtetasit Sali Berisha”.
Duke prezantuar Lisen Bashkurti që kryeson listën e kandidatëve të qarkut, Spahiu sulmoi kandidatët e dy forcave kryesore të cilët i etiketoi si bixhozçinjtë më të urryer në klasën politike shqiptare.
Ndërsa ftoi të gjithë qytetarët durrsakët të ndëshkojnë me votë “xhaketat e vjetra të politikës shqiptare”. Kandidati Lisen Bashkurti e përqëndroi fjalën e tij në nota patriotizmi dhe ftoi ndërgjegjen qytetare të elektoratit durrsak e krutan për të nxjerrë në pah vlerat dhe sjellë ndryshimin.