Nishani: Pavarësi, paanshmëri dhe eficencë për drejtësi të shëndoshë
TIRANË- Gjatë Konferencës Kombëtare, “Lidershipi gjyqësor”, kreu i Shtetit Bujar Nishani e ndali vëmendjen e tij tek disa standarde që duhet të arrijë sistemi i drejtësisë, të cilat sic tha ai janë edhe njësia matëse për një sistem të shëndoshë drejtësie.
“Pavarësia, paanshmëria, përgjegjshmëria dhe eficenca janë standardet që përfaqësojnë njësitë matëse të drejtësisë së shëndoshëm. Këto nuk kërkohen vetëm nga ndërkombëtarët dhe qytetarët por edhe nga vetë drejtuesit e gjykatave shqiptare. Gjykata në ushtrimin e detyrës për zbatimin e ligjit duhet të garantojë drejtsinë individuale, mbrojtjen e ushtrimit të së drejtës, të mbrojë individin nga arbitrariteti qeverisës, të funksionojë si institucion i paanshëm dhe i pavarur, i ndarë nga pushtet. Baza kushtetuese dhe ligjore dikton një gjyqtar të pavarur, por jo autonom për sa i përket imunitetit”, tha ai.
Sipas Nishanit, “Të gjithë njerëzit duhet të trajtohen si të barabartë, pa diskriminime. Roli i drejtuesit të gjykatësit është i gjithanshëm”, tha ai.
Duke u ndalur tek cilësitë e një kryetari gjykate, Nishani përmendi se, “Duhet të ketë integritet të lartë profesional dhe moral, por po shkojmë përtej këtyre dhe kërkojmë edhe shpirtin e iniciativës, aftësi të komunikimit, aftësi humane dhe vendimmarrëse. Duhet dikush me aftësi menaxheriale në krye të gjykatës”
Më tej kreu i shtetit tha se gjykata duhet të kthejë besimin e qytetarëve tek to si dhe të dijë të reagojë ndaj presioneve që i bëhen prej politikës.
“Duhet të rritet transparencës, menaxhim sa më eficent të cështjeve gjyqësore. Gjykatat të evidentojnë vendimet e gabuara dhe të padrejta që i mohojnë lirinë qytetarëve”, tha Nishani.
Krerët e gjykatave të nxisin marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet e tjera, por edhe me partnerët ndërkombëtarë. Besoj në konsolidimin e mëtejshëm të sistemit”, tha ai më tej.
HALIMI: OPOZITA DËMTON SISTEMIN E DREJTËSISË, DUKE BLLOKUAR LIGJIN E GJYKATËS SË LARTË
I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe kreu i Ministrisë së Drejtësisë, Eduard Halimi i cili duke folur për reformat në ssitemin e dretjësisë tha se ato nuk kanë vlerë nëse nuk pranohen prej gjyqtarëve.
"Karrigia e kryetarit të gjykatës nuk është një fat. Ne mbajtëm premtimet e bëra për ta reformuar këtë sistem por përmirësimi duhet të vazhdojë edhe me mbështetjen tuaj. Ky sistem duhet të bëhet gjithnjë e më transparent që të monitorohet më mirë. Të ndahen gjyqtarët e aftë nga ata të paaftët”, tha Halimi.
Kreu i drejtësisë duke u ndalur tek Gjykata e Lartë tha se opozita e ka dëmtuar sistemin e drejtësisë, duke mosvotuar ligjin për të, që qëndron me muaj në Parlament.
“Ligji i Gjykatës së Lartë vazhdon të bllokohet nga opozita, duke i bërë dëm jo vetëm integrimit por edhe drejtësisë. Të vendosësh kushte është ta shohësh drejtësinë si të bësh pazare, kjo një thikë në zemër drejtësisë. Gjykata e Lartë duhet të jetë një gjykatë karriere”, tha ai(ma.ar/BalkanWeb)