Nishani: Heqja e vizave, pas pasaportave biometrike Shih video This text will be replaced var so = new SWFObject('video/player.swf','mpl','320','
Shtetasit shqiptarë që nuk do të disponojnë një pasaportë biometrike nuk do të mund të përfitojnë nga liberalizimi i vizave dhe për pasojë nuk do të mund të qarkullojnë pa to në vendet e Bashkimit Europian. Ministri i Brendshëm Bujar Nishani deklaron për TV Klan se procesi për pajisjen me pasaporta do të zgjase deri në fund të vitit 2009 nëse do të ecet me të njejtin ritëm si me atë të pajisjes së shtetasve me kartat e identitetit.
Ministri Nishani tregon dhe marrëveshjen e orëve të fundit me të gjithë trupin diplomatik, prë njohjen e vizave afatgjata, që një shtetas shqiptar i disponon në pasaportën aktuale. Pasaporta e re biometrike e prodhuar nga firma franceze Sagem, është një dokument me të gjitha parametrat e lartë të sigurisë. Për t’u pajisur me një pasaportë të tillë, Nishani thotë se duhet ndjekur e njejta procedurë si ajo e pajisjes me kartat e identitetit, ndërsa çmimi real i një pasaporte të re është 6 mijë lekë të reja.