E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali Folklorik i Gjirokastrës në shtator

Qyteti i gurtë, Gjirokastra, do të mirëpresë pas pesë vjetësh artistët folkloristë nga 12 qarqet e vendit në Festivalin Folklorik Kombëtar, një festival që përcjell vlerat më të bukura të trashëgimisë shpirtërore, etnomuzikore, etnografike, e kostumeve të zonave të ndryshme si dhe riteve aq të veçanta që populli i ka krijuar e ruajtur ndër shekuj. Festivali do të zhvillohet nga datat 24 deri ne 29 shtator në Kalanë e Gjirokastrës. Ndaj Ministria e Kulturës u kërkoi krerëve të 12 qarqeve që përzgjedhja e artistëve të përmbyllet në fund të Korrikut, me qëllim ata të mund të japin shfaqje edhe për turistët gjatë muajit Gusht, duke gjallëruar kështu jetën artistike në rivierën shqiptare. Këtë vit, janë marrë parasysh sugjerimet e organizatorëve për zgjerimin e numrit të artistëve pjesëmarrës si dhe të fondeve që përfiton çdo qark. Në ditët e shfaqjes së çdo grupi do të organizohen edhe panaire të artizanatit e kulinarisë karakteristike, si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së ardhur nga çdo qytet i Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›