E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia masa ekstreme ndaj evazionit fiskal, në qershor miratohet ligji

evazioniGreqi- Greqia vijon ende me marrjen e masave antikrizë dhe shumë shpejt pritet të bëhet miratimi i një ligji mjaft të ashpër, i cili pritet të ulë ndjeshëm evazonin fiskal apo pastrimin e parave.

Ligji në fjalë pritet të votohet në qershor, ndërsa nëpërmjet tij do të shkurtohen procedurat apo afatet kohore, për konfiskimin e pasurisë për të gjithë ata persona që vertetohet se kanë kryer krime financiare. Gjithashtu do të mundësohet ndjekja penale apo burgosja pa të drejtë apelimi për evazion deri në 20 mijë euro.

Kjo u jep mundëis autoriteteve që të ndërhyjnë në llogaritë bankare të personave të dyshuar, duke shlyer në këtë mënyrë detyrimin brenda një kohe të shkurtër. Ligjit detyron qytetarët që të deklarojnë të ardhurat dhe pasuritë e tyre, edhe për binese po aktivitete jashtë vendit.

Pas verifikimeve që do të kryhen lidhur me pasurinë, të gjithë ata persona që dyshohet se mund të kenë aktivitet të jashtëligjshëm do të thirren për kontrolle.

Burg do të ketë edhe për ata persona që brenda katër muajsh nuk paguajnë detyrimet doganore në një shumë deri në 5 mijë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›