ERE: Mund të falen kamatë-vonesat e faturave të papaguara të energjisë
TIRANE - Bordi i komisionerëve të ERE-s do të shqyrtojë së afërmi vendimin për të falur të gjithë kamatë-vonesat e faturave të papaguara të energjisë elektrike nga konsumatorët e shumtë.
Burime të ERE-s thonë se ky vendim lidhet me ofrimin e mundësisë për të gjithë debitorët në kompaninë e energjisë elektrike "CEZ" për të paguar vetëm detyrimin, pasi fatura e energjisë mbetet "titull ekzekutiv" i panegociuar.
Burimet e ERE-s thonë se po shqyrtohet mundësia që falja e kamatë-vonesave të debitorëve prek një hark kohor disavjeçar, duke nisur nga data 1 janar 2007 dhe po punohet për saktësimin e kësaj fature financiare.
Sipas Entit Rregullator të Energjisë ky vendim pritet të stimulojë pagesat e faturave të energjisë së konsumuar nga debitorët e shumtë.
Deri në fundvitin 2012, borxhi familjar llogaritej në rreth 43 miliardë lekë ndaj kompanisë 'CEZ Shpërndarje'. Humbjet totale në rrjetin e shpërndarjes gjatë muajit janar ishin 51.12% dhe në muajin shkurt 48.71%. Nga 59% që ishin arketimet në janar, në muajin shkurt ato u rritën në 63.1%.
Situata e furnizimit me energji elektrike në vend sipas CEZ Shpërndarje ka nisur të përmirësohet pas kalimit nën administrim shtetëror, ndërsa rritja e arkëtimeve ka bërë të mundur nisjen e shlyerjeve të një sërë borxhesh ndaj KESH dhe OST. Për të zgjidhur situatën në disa qytete ku nuk paguhet energjia, CEZ ka propozuar ngritjen e një task- force, ndërsa kanë nisur investimet për të përmirësuar rrjetin e shpërndarjes dhe për të ulur humbjet në rrjet.
(er.nu/ata/BalkanWeb)