Dritan Dajti braktis kafazin e gjyqit, proteston për mungesën e avokatit
Tiranë- Procesi ndaj të akuzuarit të drejtësisë shqiptare, Dritan Dajtit vijon të shtyhet në mënyrën më të paprecedentë. Dajti në gjyqin e sotëm Dajti është larguar nga salla si shenjë proteste për mungesën e një avokati edhe pse ishte vetë për vite nuk pranonte një avokat.
Që prej largimit të avokatit Hadëraj, Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë gjyqësore ndaj Dajtit, edhe pse pak javë më parë u vendos që gjyqi do të vijojë vetëm me praninë e tij.
Kështu Dajti, i cili ka studiuar për drejtësi, duket se ka themeluar precedentin e parë në drejtësinë shqiptare. Ligji parashikon se i pandehuri nuk mund të gjykohet pa avokat, e në këto kushte, Dritan Dajti nuk pranon të marrë avokat. Ligji thotë se gjykata mund të caktojë një avokat kryesisht, sipas një liste që ka në dispozicion nga vetë dhoma e avokatisë. Po rpaçka gjykata i ka caktuar, por «çuditërisht» avokatët tërhiqen të gjithë, një e nga një, nga çështja.
Përmes kësaj praktike, Dajti ia ka dalë të bllokojë zhvillimin e procesit për katër vjet me radhë dhe kur kanë dështuar në mënyrë të njëjtë mbi 207 seanca të njoftuara. Në këto kushte, kur drejtësia është vënë përballë një dështimi të paprecedent, përballë pamundësisë për të bërë një gjyq, gjykata i është drejtuar disa herë publikisht KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë duke fajësuar avokatët për këtë dështim. Teksa vetë këta të fundit propozuan edhe rastin e Italisë, kur një i pandehur u gjykua pa praninë e një avokati.