E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Kapaciteti, 400 mije karta

Ministri i Brendshem, Bujar Nishani deklaroi se qeveria eshte e gatshme qe te pajise rreth 400 mije qytetare pa pasaporta me kartat e reja te identitetit deri ne mesin e muajit qershor. Ne kete menyre ministria e Brendshme i eshte pergjigjur edhe kerkesave te vazhdueshme te opozites ne lidhje me procesin e prodhimit dhe shperndarjes se kartave te reja te identitetit. "Me rregullin e ri qe vendosem me koncensionarin dhe bazuar ne kapacitetet reale qe kemi ne terren, sigurohet pajisja edhe e rreth 400 mije shtetasve te tjere deri ne mesin e muajit qershor, me kushtin e vetem qe ata te jene ne Shqiperi dhe te paraqiten per te aplikuar", deklaroi ministri i Brendshem, Bujar Nishani ne nje prononcim per mediat. Sipas Nishanit, ky kapacitet vjen ne perputhje me qendrimin e opozites e cila ka pretenduar gjate gjithe kohes se duhet te aplikojne nga grupi i atyre pa pasaporte rreth 500 mije shtetas te cilet llogariten te jene ne Shqiperi. Ministri i Brendshem, Nishani deklaroi se ne kete menyre qeveria siguron qe ka te gjitha kapacitet e duhura per te pajisur me kete dokument te rendesishem te gjithe qytetaret te cilat nuk disponojne pasaporta. Ne daljen e tij per mediat, ministri i Brendshem deklaroi se deri dy dite me pare kane kane aplikuar 1 132 806 shtetas per leternjoftimet elektronike dhe jane prodhuar 990 962 te tilla. "Nga aplikimet e bera kemi hedhur ne sistemin e kontrollit 1 013 359 aplikime, nga te cilat rezulton se 420 mije jane pa pasaporte, numer i cili po t'i referohemi totalit te aplikimeve te deritanishme e kalon shifren 450 mije", deklaroi Nishani ne fjalen e tij. Ministri i Brendshem konfirmoi edhe nje here per publikun se procesi per pajisjen e qytetareve me karta identiteti, po ecen ne menyre te rregullt dhe nuk jane shenuar probleme ne procesin e prodhimit dhe te shperndarjes. Sipas Nishanit, duke filluar nga 30 maji dhe deri ne fundin e muajit qershor, te vetmit qe do te pajisen me karta jane qytetaret pa pasaporta. Ne menyre te prere ministri i Brendshem deklaroi se do te merreshin masa te ashpra per te gjithe ata operatore te gjendjes civile qe do te pranonin te pajisnin me karta, ata qytetare qe disponojne nje pasaporte per te levizur jashte vendit. Reagimin i ministrit te Brendshem, Bujar Nishani ka ardhur menjehere pas letres se dyte te derguar nga ana e funksionarit te larte socialist, Kastriot Islami, i cili kerkonte te gjitha listat e mundshme te personave pa pasaporte, qe jane pajisur me karte, kane aplikuar apo qe nuk kane aplikuar ende. F.Mejdini

Marrveshja

Orari per operatoret e shperndarjes se

kartave, nga ora 8 deri ne 21 te mbremjes

Qeveria shqiptare dhe kompania e ALEAT arriten nje marreveshje qe te lejohet aplikimi vetem shtetasit qe nuk kane pasaporte. Po keshtu sipas marreveshjes operatoret e shperndarjes se kartave do te vazhdojne gjate te shtate diteve te javes dhe orari ditor do te jete nga ora 08:00-13:00 paradite dhe nga ora 17:00-21:00 pasdite. Ne kete menyre qeveria synon pajisen e plote te te gjithe qytetareve pa pasaporte me kartat e reja te identitetit. Per kete kategori shtetasish pajisja me nje karte identiteti do te jete menyra e vetme permes te ciles ata mund te votojne ne zgjedhjet e 28 qershorit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›