Ristani: Partite, te ruajne etiken
Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani me rastin e hapjes zyrtare te fushates zgjedhore i beri thirrje perfaqesuesve te partive politike qe te zbatonin Kodin Zgjedhor ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme parlamentare te konsideroheshin si te lira dhe te ndershme. Ne mbledhjen e djeshme te KQZ-se, kreu i ketij institucioni theksoi se vetem zgjedhjet e lira dhe te ndershme do ti jepnin fund tranzicionit te gjate ne vend. Dje KQZ permbylli edhe regjistrimin e subjekteve zgjedhore, te cilat zyrtarisht jane pranuar per te konkurruar ne garen e 28 qershorit. Sipas KQZ-se jane gjithsej 36 parti politike te cilat kane permbushur kriteret per te qene pjese e gares, ku 33 prej tyre jane te listuara ne koalicione te perbashketa zgjedhore. Ky numer i madh i partive, te cilat jane bere pjese e koalicioneve lidhet edhe me sistemin e ri zgjedhor, i cili favorizon partite te cilat jane pjese e nje koalicioni. Nga ana tjeter, KQZ miratoi dje edhe fleten e votimit dhe renditjen e partive ne te.