E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te djathtet marrin drejtimin e keshillit bashkiak te Korces

Mazhoranca ka arritur te marr drejtimin e keshillit Bashkiak te Korces pas kalimit te anetares se Levizjes Socialiste per Integrim ne grupimin e keshilltareve te djathte. Keshtu dje ikja e nje keshilltareje te LSI-se nga grupi i keshilltareve te kesaj partie,ne keshillin bashkiak te Korces, ku maxhorancen e kane pasur te majtet, ka sjelle edhe ndryshimin e balancave politike. Pas ketij largimi te keshilltares Arjana Pupa dhe deklarimit per t'ju bashkuar grupit te se djathtes, keta te fundit kane paraqitur nje mocion mosbesimi ndaj drejtuesve te keshillit bashkiak, nepermjet nje mbledhje jashte radhe. Mbledhja qe zgjati me teper se 5 ore u shoqerua me debate te ashpra midis keshilltareve te dy forcave kryesore politike. Kreu i grupit te keshilltareve te djathte Pellumb Beqiri, ka kerkuar qe te votohet per shkarkimin nga detyra te kryetares se keshillit bashkiak dhe nenkryetarit, me argumentin se ata nuk kane drejtuar me korrektesi dhe profesionalizem mbledhjet e keshillit bashkiak cfare ka sjelle edhe mosfunksionim te kesaj strukture. Pas largimit te grupit te majte,keshilltaret e se djathtes,te cilet kaluan ne maxhorance,vazhduan procedurat, duke shkarkuar me 18 vota, kryetaren e keshillit dhe nenkryetarin. Me pas u votua edhe kreu i ri i keshillit, Gjergji Pendavinji dhe si nenkryetar u zgjodh Shkelqim Kajmaku. Gjate dy viteve, keshilli bashkiak i Korces drejtohej nga te majtet,te cilet munden te siguronin shumicen se bashku me votat e aleateve te dikurshem LSI dhe PAD.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›