Kërkohet në SHBA, arrestohet në Kakavijë

Policia bëri me dije se në pranga ra shtetasi Vaso Shani, 38 vjeç, lindur në fshatin Sopik (Gjirokastër) dhe banues në lagjen “28 Nëntori” të qytetit Ballsh.
Ai u arrestua teksa tentonte të hynte në Shqipëri. Shani ishte shpallur në kërkim nga drejtësia e SHBA, pasi rreth një vit më parë gjykata e Ohios ka lëshuar një urdhër ndalimi për 38 vjeçarin për veprën penale “Mashtrim i institucioneve financiare” dhe “Pastrim parash”.
“Shani ka tentuar të hyjë në Shqipëri me identitet të rremë, por falë sistemit TIMS rezultoi re 38 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar”, saktësoi policia. /Start/
2012-07-25 10:33