E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes presidenti i Ganës, John Atta Mills

Zëvendëspresidenti i Ganës bëri sot betimin si president i vendit, disa orë pasi zyrtarët njoftuan vdekjen e papritur të Presidentit John Atta Mills.

John Dramani Mahama mori përsipër afatin e mbetur të  Mills, i cili vdiq në fillim të ditës së djeshme në një spital ushtarak në kryeqytetin e vendit, Akra. John Atta Mills ishte 68 vjeç.

Zyra e presidentit tha se Mills humbi jetën nga një “vdekje e papritur dhe e parakohshme,” disa orë pasi u ndje i sëmurë. Natyra e sëmundjes së tij nuk është bërë e ditur.

Presidenti amerikan Barak Obama dërgoi ngushëllime për Mills, duke vlerësuar përpjekjet e tij për të përmirësuar të drejtat e njeriut dhe jetën e popullit të tij. (voa)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›