E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Kryekomunarët të angazhojnë komunitetin në zhbllokimin e rrugëve

Seanca e sotme parlamentare nuk ka kaluar pa debate dhe replika në lidhje me situatën emergjente në veri dhe vrilindje të vendit si rezultat i reshjeve të mëdha të dëborës. Deputetët e opozitës kanë lëshuar akuza ndaj qeverisë për mospërmbushje të detyrimeve dhe neglizhencë në këtë situatë kritike sipas tyre. Në kundërpërgjigje të tyre Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani është shprehur se janë marrë të gjitha masat nga komiteti i emergjencës civile dhe sipas tij ekzistojnë të gjitha kapacitetet për të përballuar këtë situatë me probleme minimale.
“Akset kryesore janë të hapura. Vështirësi paraqesin akset e rrugëve komunale ku kemi vënë një fond në dispocizion. Sot është bërë i mundur intervenni i helikopterit në komunën e Serbenicës. I gjithë komiteti do të jetë pranë qarqeve problematike. Flota ajrore po shpërndan ndihma. Të gjithë deputetët të ushtrojnë influencën e tyre që komunat të angazhojnë komunitetin për hapjen e rrugëve. Shteti është në këmbë dhe gjithë kapacitetet që kemi janë të mjaftueshme për të përballuar këtë situatë me probleme minimale” –ka thënë Nishani.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›