E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Bundestagut: Rruga përpara e vështirë

 Bashkëpunimi politik mes dy qeverive respektive si edhe mes Bundestaagut dhe Parlamentit shqiptar kanë arritur nivelin më të lartë të këtyre 20 viteve, u theksua në takim.

“Rruga jonë e reformave nuk ka qenë as e thjeshtë e as e lehtë, e megjithatë ajo ka qene përherë agjenda parlamentare”, ka thënë Topalli. Lamert përgëzoi Shqipërinë për progresin në synimin dhe perspektivën e saj evropiane. Pavarësisht se sa kohë do të marrë dhe se sa i mundimshëm do të jetë ky proces. Gjermania dhe unë personalisht mbetemi mbështetës të këtij procesi.

“Sfidat përpara janë të shumta, punët që do të kryhen janë të mëdha, por është inkurajuese që ky vend ecën me rritje ekonomike të qëndrueshme dhe bën përpjekje të mëdha për të rritur prezencën e investitorëve të huaj”, mësohet të ketë thënë ai, cituar nga zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë.

Për ndër të zonjës Topalli dhe delegacionit që e shoqëron atë, Presidenti gjerman i Bundestagut, zoti Lamert shtroi një darkë ku morën pjesë edhe deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare. “Duke parë në krye të parlamentit njerëz që guxojnë dhe tregojnë përgjegjësi ndaj vendit, na bën të shohim me optimizëm të ardhmen e vendit tuaj”, tha Presidenti i Bundestagut Lamert./Start/

                                                                                             2012-02-09 12:04
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›