Debate në Kuvend për By-pass-in e Fierit dhe të Vlorës

Sipas tij, qeveria duhet të sjellë projekte të plota për këto raste. Sipas deputetëve opozitarë, qeveria ka shpenzuar shuma të mëdha parash për ndërtimin e këtyre veprave të infrastrukturës rrugore.
Pas kësaj, ka dhënë shpjegime ministri i Financave Ridvan Bode, sipas të cilit kredia e marrë për këtë qëllim është me terma të butë. Sipas tij, qeveria shqiptare do të do kontribuojë me koston e shpronësimeve që shkon rreth 100 mln euro, ndërsa pjesa tjetër do plotësohet me kredinë e BERZH dhe atë të Bankës Evropiane për Zhvillim.
“Punimet do fillojnë në 2013 dhe do mbarojnë në 2015. Deri më sot ka ardhur vetëm kredia e BERZH-it, por do vijë dhe kredia e Bankës Evropiane, ndërsa pjesa tjetër do mbulohet me buxhetin e shtetit”, theksoi Bode. Sipas tij, kjo është një marrëveshje që pasqyron strategjinë e qeverisë për të zhvendosur projektet e mëdha, jo me fonde të kushtueshme, me periudha afatgjata por me fonde zhvillimi.
Nga ana e tij, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, u shpreh se gjithçka po ecën sipas parashikimeve. /Start/
2012-02-09 11:25