E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padia e Vokshit gjykata gjobe Tahirit

Gjykata do te vendose edhe per 8 padi te tjera te ngritura nga deputetja e PD-se per koleget socialiste

Gjykata e Shkalles se Pare e Tiranes ka gjobitur deputetin e Partise Socialiste Sajmir Tahiri me 3.3 milione leke te reja. Gjoba u vendos pas shqyrtimit te padise civile per shpifje qe deputetja demokrate Albana Vokshi kishte depozituar ne gjykate. Sipas trupit gjykues te ceshtjes demshperblimi do te jete per te shlyer demin jashte-kontraktor qe deputeti socialist i ka shkaktuar koleges se tij demokrate. Me 16 shtator te vitit 2010 deputetja e Partise Demokratike Albana Vokshi paditi ne gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes 9 deputete te Partise Socialiste. Ajo i akuzoi deputetet socialiste per shpifje duke kerkuar shperblimin e demit jo pasuror. Padia e Vokshit vjen pas deklaratave te deputeteve te majte qe sipas deputetes demokrate kane cenuar nderin dhe dinjitetin. Keta perfaqesues te PS-se kane akuzuar ne menyre te vazhdueshme deputeten Vokshi per te ardhurat e padeklaruara te perfituara nga bashkejetuesi i saj Arian Tartari per koncesionin e naftes dhene kompanise Stream Oil dhe si nje nga aksioneret e kompanise Vision Construction.

Reagimi

Menjehere pas publikimit te vendimit te gjykates se Tiranes qe e gjobiti me 3.3 milione leke per deklaratat e bera ne adrese te deputetes Albana Vokshi ka reaguar edhe deputeti Sajmir Tahiri. Me ane te nje deklarate per shtyp Tahiri ben te ditur se me vendimin e gjykates u njoh vetem permes medieve ndersa tashme ishte ne pritje te zbardhjes se tij. U njoha nepermjet medieve mbi vendimin qe ka marre gjyqtari Asim Vokshi ne lidhje me padine qe ka bere ndaj meje deputetja Albana Vokshi pse e akuzova se ajo dhe bashkeshorti i saj kane perfituar nga koncesionet.

Sipas Tahirit ne seancen e dates 20 te muajit tetor te ketij viti Kryeparlamentarja e kercenoi pikerisht per kete gjyq. Nuk jam njohur ende me vendimin dhe as me arsyetimin e tij por sigurisht nuk prisja qe kercenimi i Jozefina Topallit ne seancen e kaluar do te kthehej kaq shpejt ne vendim gjykate - shprehet Tahiri duke cituar nje deklarate te Topallit te bere ne seancen e dates 20 tetor te ketij viti .Tahiri shpreson qe gjyqtari Vokshi ti shpjegoje se ne cilat deklarata nuk ka thene te verteten ndersa shton se askush nuk mund ta ndaloje personin e tij te flase te vertetat mbi qeveritaret.

Padite e Vokshit

Por krahas deputetit Tahiri per te njejtat akuza deputetja e selise blu Albana Vokshi ka paditur edhe 8 kolege te tjere socialist. Te paditurit jane deputetet Eduard Shalsi Eltar Deda Erion Brace Mimi Kodheli Taulant Balla e Olta Xhacka Vasilika Hysi dhe Besnik Bare. Padite kane te njejtin objekt ate te shperblimit te demit jo pasuror sipas pretendimeve te Vokshit se deklaratat mediatike te bera ne adrese te saj.

Ne kerkese-padite Vokshi pretendon se shpifjet ne emrin e saj i kane cenuar dinjitetin e reputacionin. Behet fjale per deklarata ne te cilat emri i Vokshit permendet si i perfshire ne afera korruptive. Ne padite pretendohet se Vokshi nuk e ka deklaruar pasurine e Arian Tartarit pasi ai nuk eshte bashkeshorti i saj por bashkejetues. Gjithashtu ne padi thuhej se koncesionet ishin perfituar ne perputhje me procedurat e parashikuara nga ligji dhe se ne asnje rast nuk ishte vertetuar ligjerisht se paditesja Vokshi ka abuzuar me detyren duke ushtruar ndikim tek Kryeministri per te perfituar koncesionet. Referuar padive shuma e demshperblimit eshte lene ne cmim te gjykates.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›