Emërimet e gjykatave Kushtetuesja shqyrton ankesën PD
TIRANE- Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e kërkesës së PD-së për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Në kërkesën e saj PD-ja kërkon
intepretimin e neneve 125 dhe 136 të Kushtetutës, ku saktesohet roli i secilit institucion Presidentit dhe Kuvendit per zgjidhjen e anetareve te ketyre gjykatave.
Në fjalën e tij gjatë shqyrtimit të kërkesës nga Kushtetuesja deputeti i PD-së Viktor Gumi kërkoi një program transparent seleksionimi nga presidenti i republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese duke theksuar se dekreti i presidentit për këto emërime të jetë i motivuar. Sipas Gumit kjo kërkesë lind nisur dhe nga situata aktuale e krijuar në Gjykaten Kushtetuese kur brenda një periudhe të shkurtër duhet të zëvendësohen 6 anëtarë, ndërkohë që në ligjin organik të saj thuhet që ripërtëritja me 1/3 bëhet një herë në tre vjet.
Institucioni i presidentit nuk ka pasur përfaqësues në senacë po ka dërguar një letër ku bëhet e ditur se Institucioni i Presidentit ka përmbushur misionin e tij kushtetues. Pasi ka dëgjuar pretendimet e deputetit Gumi dhe përfaqësuesit të kuvendit Lulëzim Lelcaj antarët e gjykatës Kushtetuese janë tërhequr për të marrë një vendim.
(NEWS24/BalkanWeb)