Nishani: Më 21 janar u dhunuan institucionet, policia kreu detyrën
Share
Dy ditë nga një vjetori i 21 janarit, kur u vranë katër protestuas, ministry I Brendshëm, Bujar Nishani, ka përsëritur tezën se, më 21 janar të vitit të kaluar u dhunuan institucionet. Për këtë arsye, sipas tij, policia ka kryer detyrën.
Më 21 janar u dhunuan institucionet e shtetit dhe policia nuk bëri gjë tjetër, veçse mbrojti rendin. Policia e ka për detyrë që të mbrojë institucionet, është shprehur Nishani gjatë analizës një vjetore të Policisë së Shtetit.