Opinioni publik duhet të dëgjojë dëshminë tronditëse të vëllait të Hekuran Dedës
Nga Edi Rama
Në emër të të gjithë popullit opozitar dhe posaçërisht të familjeve të dëshmorëve të 21 janarit, i shpreh mirënjohje botës demokratike që përmes trojkës së ambasadorëve foli sot qartë për drejtësinë e munguar për vrasjen e Hekuran Dedës, Aleks Nikës, Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit. Pa qëndrimin e qartë dhe të hapur të botës demokratike, në mbështetje të palëkundur të një hetimi e drejtësie në përputhje me Kushtetutën e me ligjin për krimin e vrasjes së të katër protestuesve të pafajshëm, nuk ka asnjë gjasë që ai krim makabër të ndëshkohet.
Duke i falenderuar të tre miqtë dhe partnerët e mëdhenj të Shqipërisë për ndjeshmërinë e lartë të fjalëve të tyre sot në kërkim të drejtësisë së munguar të 21 janarit e në adresë të familjeve të viktimave, i bëj apel opinionit publik të dëgjojë edhe dëshminë tronditëse të vëllait të Hekuran Dedës.
Eshtë dëshmia e një familjeje të këputur shqiptare, e cila sot e gjithë ditën jo vetëm qan djalin, vëllain, babain e xhaxhain e vrarë të plot nipave e mbesave, po dhe vuan deri në palcë bashkë me drejtësinë e munguar për 21 janarin e me fyerjet e turpshme ndaj tij pas vdekjes, edhe ofertën rrënqethëse të dikujt që trokiti në derën e shtëpisë së tyre në emër të Sali Berishës.
Shqipëria merr sot përditë prova tronditëse të rrëshqitjes drejt një realiteti pa shtet, pa drejtësi, pa institucione dhe të vendosjes së një regjimi metodash e teknikash mafioze për të asgjësuar lirinë, demokracinë, opozitarizmin. Dëshmia e sotme e vëllait të Hekuran Dedës është një tjetër provë e kësaj rrëshqitjeje dhe e dyfytyrësisë shpërfytyruese të këtij regjimi, të cilit opinioni publik duhet ti vihet përballë demokratikisht përpara se sa të jetë shumë vonë. Në radhë të parë duke u ndërgjegjësuar plotësisht se tanimë sështë më në lojë e majta apo e djathta dhe asgjë tjetër që ndan natyrshëm individët, forcat shoqërore e grupet e interesit në një vend demokratik, po vetë fati i Shqipërisë demokratike.
Me besimin e madh tek mençuria e largpamësia e popullit shqiptar që do të dijë të reagojë me votë ndaj barbarizimit të përditshëm të pushtetit, si edhe tek mbështetja e miqve e partnerëve të patjetërsueshëm ndërkombëtarë për shqiptarët e Shqipërinë në rrugën e demokracisë e të integrimit europian, Partia Socialiste fton çdo qytetar në homazhin e 21 janarit, ora 11.00 në vendin e tragjedisë. Për të kujtuar dëshmorët, për të respektuar familjet e tyre, për të nderuar traditën më të mirë shqiptare në një përvjetor si ky.
* * *
Halim Deda: Më ofruan para dhe foton e vrasësit
Nga Lindita Çela
I ka kapërcyer të 70-tat dhe zakoni i malësorit e do mos me u korit as në ditën më të zezë. Halim Deda ka ditë të tilla për të rrëfyer. Ekzekutimi i të birit, Hekuranit, nga rojet e Kryeministrisë në 21 janar 2011 është një prej tyre. E ka qarë dhe përcjellë si e do zakoni. Por kur në derë i kanë trokitur për të shitur gjakun e të birit vdekja i është dukur kapak floriri. Edhe pse i biri kishte tre ditë nën dhe, 73-vjeçari nuk e ka humbur durimin.
Lajmësit e kryeministrit i ka përcjellë duke u thënë se nuk kishte gjak për të shitur. Një vit pas ekzekutimit i të Hekuranit, familja Deda ende kërkon drejtësi.
Z. Halim, po mbushet një vit nga vrasja e djalit tuaj përballë kryeministrisë. A gjykoni se keni marrë tashmë përgjigje çfarë ndodhi atë ditë me Hekuranin?
Jo, deri më tani unë nuk di se përse dhe si më është vrarë im bir, Hekurani. Vdekjen e tij e kam mësuar nga televizori. Ne jemi shtëpi e madhe dhe deri më tani nuk i kemi mbajtur krahun asnji force politike, por për këtë varfëri që po jetojmë sigurisht që duhet protestuar. Hekurani ishte pa punë, provoi të gjente këtu po nuk mundi, ndaj dhe doli për të protestuar.
Keni besim se kjo vrasje do të zbardhet?
Megjithëse kjo çështje po zvarritet unë kam besim se një ditë e vërteta se kush më vrau djalin do të dalë në shesh. Tashmë, pas një viti kriminelët duhet të ishin përballë drejtësisë, si ata që qëlluan mbi djalin tim dhe tre burra të tjerë, ashtu dhe urdhëruesit e tyre. Na vranë dhe na thanë në televizor se jemi kokëpalarë. Ai që sot është Kryeministër mund të deklarojë çtë dojë, por hesapet mirë nuk i ka bërë. Unë kërkoj të di përse mu vra djali me duar ndër xhepa… Ata e dinë fort mirë se kush është autori dhe urdhëruesi i vrasjes së Hekuranit.
Për kë e keni fjalën kur thoni që ata e dinë se kush është autori i vrasjes së Hekuranit?
Kanë qenë lajmësit e Berishës ata që kanë thënë këtë. Madje kanë ofruar edhe para në mënyrë që unë të prisja për kafe në shtëpi kryeministrin Sali Berisha. Në shtëpinë time, as hasmi nuk ndalohet për të shprehur ngushëllime. E unë me 21 janar kam hapur dyert e mortit për djalin. Se ma vranë djalin… Kam pritur në shtëpi këdo që ka ardhur për ta ndarë me familjen tonë dhimbjen. Erdhën edhe ata që kërkonin ta shisja unë gjakun e djalit.
Z. Halim, kush ka ardhur në shtëpinë tuaj dhe çfarë ju kanë kërkuar?
Ka qenë dita e katërt që ishte vrarë Hekurani. Në mbrëmje vjen këtu një makinë e madhe, (një fuoristradë sipas saktësimeve të familjarëve) me xhama të zinj. Kërkuan të bisedonin veçmas dhe veten e paraqesin si punonjës së gardës e njerëz të afërt të familjes së kryeministrit. Më kërkuan që të prisja në shtëpi për kafe Kryeministrin e për këtë më ofruan një çantë me para dhe më thanë do të japim këto dhe foton e autorit se kush ka qëlluar mbi Hekuranin. Kanë ndenjur mbi dy orë në shtëpi e mezi i kemi përzënë. Ka qenë dita më e zezë e jetës sime. Ishte sikur Hekuranin po ma vrisnin edhe para syve. Pa ardhur këto njerëz unë mund ta prisja kryeministrin për ngushëllime… Por kur mu kërkua shitja e gjakut të djalit, kurrsesi nuk mund ta pranoja më.
Z. Halim, është lajmëruar se më 21 janar, pra pas disa ditësh, do të organizohet një protestë-homazh në vendin ku u ekzekutuan Hekurani, Aleks Nika, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi. A do të merrni pjesë në këtë protestë?
Sigurisht që po. Madje, e ftoj çdo shqiptar të ndershëm të bashkohet aty. I duam vrasësit të vihen përballë drejtësisë. Sigurisht që do të jem. Se do të përkujtojmë tim bir.
*********
Të zhvendosur nga Kalaja e Dodës prej 22 vjetësh, familja jeton në zgrip të mjerimit në fshatin Laknas të Tiranës
Në shtëpinë e Hekuranit, aty ku drejtësia pritet në qetësi
Rruga që të çon në shtëpinë e Hekuran Dedës, një prej viktimave të protestës së 21 janarit 2011 përballë kryeministrisë, është tërë baltë e gropa të mëdha. Ndërsa disa shtylla prej druri, të bëra me dorë, përçojnë rrymën elektrike ku banon familja Deda. Shtëpia ndodhet në fund të fshatit Laknas të Tiranës, e prej 22 vjetësh Halim Deda së bashku me vëllezërit e tij dhe fëmijët janë vendosur aty duke blerë një copë tokë, me të cilën mbajnë frymën, jo vetëm njerëzit, por dhe gjëja e gjallë. Vendasit e kanë identifikuar lagjen si vendi ku banon viktima e 21 janarit. Ndryshe, në këtë vend ku zor se mund të mbërrish në shtëpinë e Hekuran Dedës. Të atin, Halimin, e gjejmë verandën e shtëpisë, duke u ngrohur në rrezet e diellit që në këto ditë të acarta fal pa çmim ngrohtësinë e tij. Është ftohtë brenda ndaj jam ulur këtu, por ejani brenda, – të thotë tërë përzemërsi Halim Deda. Plaku e di fortë mirë se këto ditë shtëpia e tij do të jetë plotë me njerëz. Është njëvjetori i ekzekutimit të djalit të tij, Hekuranit, e duket se jeta e përvoja i ka mësuar aq sa për të kuptuar si gjendemi aty.
Ma vranë djalin, por askush nuk ka qetësi deri sa të gjendet se kush ka urdhëruar për të, &#
