Ambasadorja britanike: Duam drejtësi për familjet e të vrarëve më 21 janar
Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona Mcilwham, me anë të një deklarate për shtyp, në prag të një vjetorit të 21 janarit, ka kërkuar nga ana e autoriteteve shqiptare drejtësi për familjet e të vrarëve më 21 janar.
Ajo shprehet se Shqipëria ka tani një mundësi të ndërmarrë hapat e duhur drejt dhënies së drejtësisë për të gjithë dhe për të luftuar çdo sens mosndëshkimi.
Ne prag te përvjetorit te protestes se 21 janarit, mendimet tona janë me familjet e atyre që u vranë. Fillimi i vitit të kaluar ishte një moment shumë i trishtuar për Shqipërinë dhe për demokracinë në Shqipëri. Sic e kane deklaruar edhe miqte nderkombetarë, është shumë e rëndësishme, sidomos për familjet, që të jepet drejtësi.
Janarin e kaluar, ministri ynë per Europen, David Lidington, bëri thirrje për një hetim penal të plotë të pavarur të ngjarjeve në Tiranë. Ky hetim vazhdon. Një proces i besueshëm do të marrë kohë, por ai nuk duhet – me të vërtetë, nuk duhet të vonohet. Ne i bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar plotësisht me prokurorët per hetimin.
Në Mbretërinë e Bashkuar, ne kemi mësuar – gjatë një procesi të gjatë dhe shpesh të dhimbshem të zhvillimit demokratik – se drejtësia kërkon institucione profesionale të paanshme, te cilat besohen nga publiku se po veprojne me paanshmeri, dhe ndiqen me kujdes nga media për tu siguruar se janë të drejtë. Vetëm disa javë më parë ne Britani, denimi i dy burrave pas 19 vjetesh për vrasjen raciste të një nxënësi, vertetoi perseri rolin thelbesor qe luajne presioni publik dhe presioni mediatik ne shtyrjen perpara te reformave dhe për të siguruar se asnje nuk qendron mbi ligjin.
Shqipëria ka tani një mundësi të ndërmarrë hapat e duhur drejt dhënies së drejtësisë për të gjithë dhe për të luftuar çdo sens mosndëshkimi. Ne shpresojmë se autoritetet shqiptare do ta shfrytëzojne këtë mundësi, thuhet në deklaratën e ambasadores britanike.