Të rinjë socialistë me arkivol kundër vendimit të Gjykatës së Lartë: Drejtësia vdiq
Shteti nën dhunën e pushtetit vrau drejtësinë në Shqipëri. Kështu janë shprehur të rinjtë e FRESSH të Degës së Tiranës të mbledhur sot bashkë për të protestuar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë që shpalli të pafajshëm ish zëvendëskryeministrin e vendit. Ndaj të rinjtë me një arkivol në duar protestuan para Gjykatës së Lartë. Në arkivol shkruhej Drejtësia Vdiq. Më pas të rinjtë i janë drejtuar përmes bulevardit godinës së kryeministrisë.Kortezhi mortor marshoi në bulevardin qendror të kryeqytetit. Të rinjtë e FRESH të Degës së Tiranës janë tubuar edhe përpara godinës së kryeministrisë pikërisht në momentet që aty zhvillohej një mbledhje qeverie. Një nga përfaqësueset e FRESSH të Degës së Tiranës gjatë tubimit para kryeministrisë tregoi arsyen dhe simbolikën e kortezhit mortor: Sot ne varrosëm drejtësinë shqiptare. Zoti Kryeministër ju e vratë atë! Varroseni në oborrin e qeverisë tuaj!
Vendimi i Gjykatës së Lartë për pafajësinë e Ilir Metës ka shkaktuar reagime të shumta dhe pjesa më e madhe e njerëzve nëpër blogje dhe rrjete sociale, shprehen të zemëruar dhe të zhgënjyer nga ky vendim, të cilin e prisnin pothuajse të gjithë.

