E Diel, 1 Nëntor 2026

Devoll, gjendet i pajetë pranë kufirit një 17-vjeçar, policia nis hetimet

Gazeta Shqip

Ishte larguar prej tre ditësh nga shtëpia, gjendet i pajetë pranë kufirit me Greqinë një 17-vjeçar nga Devolli. Trupi i pajetë i adoleshentit me inicialet R.M është gjetur pasditen e sotme në afërsi të kufirit me shtetin helen.

Nuk dihet ende shkaqet përse 17-vjeçari ishte larguar pa adresë nga shtëpia e tij në fshatin Dobranj-Devoll, por dyshohet se ka tentuar të emigrojë për në Greqi. Nga të dhënat e para mësohet se 17-vjeçari nuk ka pasur shenja dhune në trup dhe se vdekja i është shkaktuar nga i ftohti ose rrëzimi nga lartësia. Sipas policisë, dyshohet se i riu ka rënë nga një shkëmb dhe për shkak të plagëveqë ka marrë nuk ka mundur të ecë, duke humbur jetën nga hipotermia.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje pas sinjalizimit dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ekspertët mjeko-ligjorë janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së papritur të 17-vjeçarit.

22 Dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Devoll, gjendet i pajetë pranë kufirit një 17-vjeçar, policia nis hetimet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›