E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania: Bashkepunim me Shqiperine kunder krimit

Ministri i Shtetit per Policine, Krimin, Sigurine dhe Ceshtjet e Brendshme te Mbreterise se Bashkuar, Vernon Koker ka deklaruar ne Tirane, se do te bashkepunoje me vendin tone per arrestimin e personave te kerkuar.

Koker ka siguruar gjate dy takimeve te njepasnjeshme me ministrin e Brendshem Nishani, si dhe me drejtorin e pergjithshem te policise Premci, se policia angleze do te mirepriste cdo lloj informacioni nga Shqiperia dhe per cdo person qe paraqet rrezikshmeri.

Koker u shpreh se, “jo te gjithe shqiptaret qe jetojne ne Britani jane kriminele”, dhe premtoi se personalisht do te bente te pamunduren per t’i ekstraduar te kerkuarit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›