E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senati Hollandez “Pro” Shqipërisë në NATO

Hollanda është vendi i 25 që ka ratifikuar protokollin e NATO-s për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e madhe. Ministria e Jashtme ka falënderuar senatin holandez duke e konsideruar vendimin si shprehje të besimit ndaj Shqipërisë. 

BRUKSEL- Senati i Mbretërisë së Vendeve të Ulta ka ratifikuar sot protokollin për anëtarësimin e Shqipërisë dhe kroacisë në NATO. Kështu , Hollanada është bërë vendi i 25 që jep miratimin për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Madhe të Atlantikut të Veriut.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme e cila përmes një deklarate për shtyp deklaroi se vendimi i senatit Hollandez është shprehje e besimit dhe mbështetjes ndaj Shqipërisë.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›