Kartat, Teliti: Brenda shkurtit, aplikimet në cdo qark
Drejtori i përgjithshëm i gjëndjes civile, Armand Teliti ka bërë të ditur se shumë shpejt do të fillojë procesi i shpërndarjes së letërnjoftimeve, duke theksuar se me rëndësi janë aplikimet. Sipas tij procesi do të shtrihet në cdo qark, brenda muajit shkurt.
TIRANE- Procesi i aplikimit për kartat e identitetit vazhdon të shtrihet në qytetet e vendit dhe brenda muajit shkurt do të ketë filluar në të gjithë qarqet .
Kështu ka deklaruar sot drejtori i gjëndjes civile Armand Teliti i cili u ka bërë thirrje qytetarëve dhe në vecanti atyre që janë pa pasaportë të bëjnë aplikimet për kartat.
Ndërkohë Teliti ka bërë të ditur se shumë shpejt do të fillojë edhe procesi i shpërndarjes së letërnjoftimeve, duke theksuar se ajo cka është më e rëndësishme ka të bëjë me aplikimet.
“E rëndësishme është që qytetarët, veçanërisht ata pa pasaportë, të paraqiten për të aplikuar në zyrat e aplikimit duke ndihmuar kështu në realizimin e qëllimit madhor të pajisjes së tyre me letërnjoftime”- është shprehut Drejtori i Gjendjes civile në një konferencë për mediat.
Ndërkaq, nuk është bërë e ditur një datë e saktë kur do të fillojë procesi i shpërndarjes së kartave.
Teliti theksoi se procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime po ecën sipas parashikimeve dhe në zbatim të një kalendari të qartë.
Ndër të tjera ai i ka bërë thirrje opozitës të mos bëjë deklarata spekulative për mungesë transparence në lidhje me këtë proces.
(e.n/Balkanweb)