Nishani: Opozita po pengon reformën në drejtësi
10/11/2009 Ministri i Drejtësisë raportoi në Komisionin e Ligjeve për raportin e progresit
Emërimi i gjyqtarëve, do të përpilohen kritere të reja vlerësimi. Ndryshon ligji i KLD-së
Mungesa e opozitës në Parlament është shkaktare kryesore e mosrealizimit të reformës në drejtësi. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve për progresraportin e KE-së për Shqipërinë për vitin 2009, pasi ka renditur përpjekjet e dikasterit të tij për të plotësuar detyrat që ka lënë KE-ja, përmendi vështirësinë për ecjen përpara të reformave pa opozitën. “Mungesa e opozitës në Parlament, apo dhe në draftimin e ligjeve përbën një ngërç të madh dhe synim politik, që ka arritur të bllokojë miratimin e këtyre projekteve. Mungesa e tyre në Parlament po cenon seriozisht proceset integruese dhe po fut në kolaps funksionimin e kësaj shoqërie”, - tha Nishani. Për sa i takon përmirësimit të legjislacionit për funksionimin sa më mirë të sistemit gjyqësor, ai përmendi ndryshimet që do t’i propozohen Kuvendit për ligjin e KLD-së, Konferencën Gjyqësore dhe Gjykatën e Lartë. Do të jenë pikërisht këto ndryshime që do të përcaktojnë qartë detyrat dhe kompetencat e këtij këshillit, përfshirë edhe atë të inspektoratit të tij në raport me inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë. “E rëndësishme është rritja e kapaciteteve në KLD. Kalimi nga Parlamenti i projektit për KLD-në do të përcaktojë qartë kompetencat, trajnimin e anëtarëve të KLD-së në raport me sistemin gjyqësor. Çështja e respektimit të procedurave në gjykata, veçanërisht në atë të Krimeve të Rënda dhe rrethet kryesore gjyqësore lidhet me gjykimin e drejtë dhe të barabartë. Prioritet dhe objektiv i vetëm i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë do të jetë pikërisht verifikimi i këtyre procedurave”, - theksoi ministri i Drejtësisë. Në fjalën e tij ai foli edhe për rivlerësimin e kritereve për emërimin e gjyqtarëve. “Ka nisur puna studimore në disa rrethe gjyqësore. S’ka ende një tabelë konkrete të këtyre kritereve, por çdo vendim i transferimit të gjyqtarëve do të bëhet sipas kritereve të qarta që do të miratohen nga KLD”, - vijoi Nishani. Për sa i takon shërbimit përmbarimor, ministri bëri me dije se konkursi për të interesuarit do të përfundojë këtë vit, ku do të ketë edhe të licencuar. Në përgjigje të interesit të deputetëve mbi masën e ekzekutimeve të vendimeve nga përmbaruesit, ai tha se vitet e fundit është rritur në masën 70-75 %.
Qeveria do sigurojë të burgosurit
Qeveria shqiptare pritet të përfshijë në skemën e sigurimeve edhe të burgosurit. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një ndryshim i ri në ligjin nr. 7870, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”. Qëllimi i kësaj ndërhyrjeje në ligj është përfshirja e kategorisë së personave të burgosur në skemën e sigurimit të kujdesit shëndetësor si pjesë e integrimit dhe përputhjes së politikave shëndetësore në burg me politikat kombëtare shëndetësore. Po ashtu projekti “Për caktimin e fondit të kompensimit të pronave” synon përcaktimin e fondit të kompensimit të pronave, burimet e krijimit si dhe rregullat për administrimin e tij. Qeveria shqiptare synon që të ardhurat e këtij fondi të shtohen nga privatizimet apo ankandet publike.