E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy ushtarë të Zall-Herit, hapin zjarr në një dasmë

10/11/2009  Dëshmia në polici: Kryem zakonin e shqiptarit

Nuk ka të lënduar nga ngjarja, ushtarët në prangat e policisë

TIRANE- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në fshatin Zall-Her të Tiranës, ku dy ushtarë të regjimentit Komando, kanë shkrehur në ajër me armë, pasi aty afër zhvillohej një dasmë. Ngjarja që ka vënë në alarm gjithë repartin, mësohet të ketë ndodhur ditën e diel. Burime pranë policisë së Tiranës, thanë se në orët e mbrëmjes kanë marrë një telefonatë, e cila njoftonte se ushtarët e regjimentit Komando, kishin qëlluar në ajër me automatik. Menjëherë pas këtij sinjali në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët e policisë, të cilët pas verifikimeve kanë arritur të identifikojnë dy ushtarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Gjatë procesit të pyetjeve, dy ushtarët kanë deklaruar se afër regjimentit të tyre bëhej një dasmë. Nisur nga kjo situatë si dhe për t’i dhënë më pak bukuri ahengut, dy ushtarët kanë rënë në një mëndje që të kryejnë edhe një nga zakonet kryesore që shqiptari përdor në të tilla raste. Me automatikët e shërbimit ata kanë hapur zjarr disa herë në ajër, mirëpo krismat e armëve nuk u pritën mirë, pasi dasmorët lajmëruan menjëherë policinë. Agjentët e kësaj të fundit kryen ndalimin e tyre, të cilët do të ndiqen sipas neneve të Kodit Penal Ushtarak.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›