Nishani: Parlamentit shqiptar eshte duke miratuar nje ligj per faljen
Tirane- Ministri i Drejtesise Bujar Nishani, ka inauguruar dje qendren e pare te riintregimit te te Miturve ne Kavaje. Gjate kesaj ceremonie ishte i pranishem edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian ne Tirane, Helmuth Lohan, si dhe Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Gazmend Dibra. “Me hapjen e Institutit ose Qendres se ri-integrimit te te Miturve ne Kavaje po ndermarrim nje hap te rendesishem ne drejtim te rehabilitimit dhe ri-integrimit te te miturve, qe vuajne denimin ne burgjet tona”, tha ne fjalen e tij, Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani. Ai shtoi se kjo ceremoni perkon edhe me nje moment tjeter, kur Parlamentit shqiptar eshte duke miratuar nje ligj per faljen. Ky ligj, tha ai, ridimesionon vizionin e rehabilitimit dhe integrimit te te denuarve, si nje qellim te rendesishem qe duhet te kete nje shoqeri demokratike. “Ky angazhim dhe pergjegjesi per ri-integrim behet shumefish me i larte kur ne flasim per te miturit”, theksoi dje, ministri Nishani. Nderkohe qe shefi i Delegacionit te Bashkimit Evropian, Ambasadori Helmuth Lohan, theksoi se “jemi te lumtur qe mundem te ndihmonim Shqiperine ne sfiden e ri-integrimit ne shoqeri te te miturve qe jane ne konflikt me ligjin”. Ambasadori Lohan siguroi se pas perfundimit te kesaj ndihme, “qendrueshmeria e personelit te trajnuar per te punuar me te miturit dhe planifikimi i buxhetit ne te ardhmen per kostot operacionale te qendres, mbeten kushte te rendesishme per t’u dhene ketyre te miturve nje shans te dyte, me te mire”. Ne kete institucion jane duke vuajtur denimin 39 te mitur, te cilet jane duke ndjekur studimet e tyre ashtu si bashkemoshataret e tyre qe nuk kane probleme me ligjin.
R.C
Institucioni
Ndertimi dhe pajisja e Qendres u financuan me 2 milion euro nga BE. Projekti “Ne rrugen e duhur: Ngritja e nje sistemi te drejte parandalues dhe riedukues per te miturit ne Shqiperi”, u bashkefinancua nga Agjencia suedeze e Bashkepunimit per Zhvillimin.
Pervec hapesirave te izolimit, qendra ka edhe klasa mesimi, punishte, hapesira argetuese dhe mjekesore.