Operacioni antidroge, vihen ne pranga 4 te kerkuar
Tirane-Kater persona te kerkuar per trafik te lendeve narkotike, jane vene ne prangat e policise se kryeqytetit. Operacioni i koduar “Embelsira”, u organizua mengjesin e djeshem rreth ores 03.00, nga antidroga ne bashkepunim me Prokurorine per Krime te Renda Tirane. Ne pranga jane vene Aldjon Pirra, 32 vjec, Petrit Topi, 33 vjec, Brahim Topi, 40 vjec dhe Afrim Muka, 38 vjec. Sipas policise, arrestimi i tyre u be ne ekzekutim te vendimeve penale te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda, e cila kishte vendosur ndaj tyre masen e sigurise “arrest ne burg”, si te dyshuar per vepren penale te “trafikimit te narkotikeve” e kryer ne bashkepunim. Burimet zyrtare bene te ditur se po ne kuader te ketij operacioni, u krye ekzekutimi i mases se sigurise “arrest ne shtepi”, dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, ndaj 35-vjecares Enkelejda Topi, e dyshuar si pjese e ketij grupi. Te arrestuarit akuzohen per trafikun e nje sasie prej 600 kg kanabis, qe u sekuestruar ne mars te ketij viti ne gjirin e Bunecit. Sipas policise lenda narkotike e kapur, kishte destinacion Greqine. Ne ate kohe policia nisi hetimet per zbulimin e personave te implikuar. Policia e Shtetit ben te ditur se jane evidentuar gjithsej 5 raste, ku jane arrestuar ne qytete te ndryshme te vendit edhe 13 persona te tjere, te cilet jane kapur ne flagrance duke trafikuar lende narkotike te llojit kanabis sativa. Gjithsej, deri ne kete faze permbyllese te operacionit numri i te arrestuarve shkon ne 18 persona. Materialet procedurale per te arrestuarit, i kane kaluar Prokurorise per Krime te Renda Tirane, per veprime te metejshme hetimore.
Te arrestuar
Aldjon Pirra, 32 vjec, lindur ne Lushnje dhe banues ne Tirane
Petrit Topi, 33 vjec, banues ne Barbullinje, Lushnje
Brahim Topi, 40 vjec, banues ne Barbullinje, Lushnje
Afrim Muka, 38 vjec, lindur ne Fier dhe banues ne Tirane