Nishani: Policia me punën e saj ka rritur prestigjin shtetit

President i ri, Bujar Nishani
President i sapozgjedhur i vendit, Bujar Nishani, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e policisë së shtetit.
Nishani ka shprehu vlerësimin maksimal për punën e policisë së shtetit për vendosjen e sigurisë në vend.
Sot them me plot bindje që ju dhe bashkëpunëtorët tuaj, stafet dhe të gjithë punonjësit e policisë së shtetit me punën tuaj, me guximin dhe kurajën i keni rritur prestigjin shtetit shqiptar. Duhet të ndiheni krenar për këto arritje që i keni sjellë këtij institucioni.
Me standardin e sigurisë që ju kemi ofruar keni bërë të mundur edhe rritjen e ushtrimit të të drejtave të njeriut, theksoi Nishani.
Nishani u shpreh se, një fat shumë i madh sot për Shqipërinë është që Policia e Shtetit konsiderohet një partner serioz nga mjaft prej organizatave homologe në Europë dhe përtej Europës.
Ish-ministri i Brendshëm, shprehu gjithashtu mirënjohje për atë që ai e quajti një standard të ri të vendosur nga policia, garantimin e një ambienti të sigurt dhe larg çdo ndërhyrjeje politike në proceset zgjedhore. /E.L/