E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Prokuroria me shume lufte krimit dhe korrupsionit

Thellohen mosmarreveshjet mes qeverise dhe Prokurorise se Pergjithshme. Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, ne nje interviste per ABC News, kritikoi dje punen e prokurorise ne angazhimin e saj kunder krimit dhe korrupsionit. Dy ceshtje keto per te cilat sipas ministrit organi i akuzes duhet te punoje dhe bashkepunoje me shume. Ministri i Brendshem, Bujar Nishani duke sqaruar punen e qeverise ne raport me detyrimet e vendosura nga Brukseli per luften ndaj krimit dhe korrupsionit, tha hapur se eshte i pakenaqur nga puna e strukturave te hetimit te organit te akuzes. "Duhen rezultate me te mira ne kete drejtim, qe kerkojne edhe nje bashkepunim me te madh", tha Nishani. Ne kete kuader, ai i beri thirrje kreut te ketij institucioni qe te tregohet me e pergjegjshme ne angazhimin e marre ne luften kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit. Lufta ndaj ketyre fenomeneve, sqaroi Nishani, eshte prioritet i Ministrise se Brendshme, si detyrim edhe ne permbushje te kerkesave te Bashkimit Evropian para dhe pas liberalizimit te vizave. Sipas ministrit Nishani, shembulli pozitiv i taks-forcave te perbashketa duhet te shtrihen edhe jashte kuadrit te tyre. Ndaj ai kerkoi bashkepunim dhe performance me te mire te organit te akuzes. Prej kohesh marredheniet mes ekzekutivit dhe organit te akuzes nuk jane aspak te mira. Prokuroria eshte institucioni me i sulmuar nga mazhoranca kohet e fundit dhe sipas qeverise pergjegjesja kryesore per rezultatet e dobeta ne luften kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit. Nderkohe po dje, Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, komentoi edhe procesin e levizjes se lire, qe sipas tij shqiptaret po e respektojne me se miri. Nishani informoi se aktualisht po vijon me intensitet fushata e informimit ndaj te gjithe qytetareve per rregullat qe duhet te respektojne ne levizjen e lire ashtu si edhe me dhe avancimin ne fushen e te drejtave te njeriut, respektimin e minoriteteve, luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. "Ishte permbushja e ketyre kushteve qe ashtu sic u shprehen autoritetet e BE-se bene qe Shqiperia te meritonte levizjen e lire dhe sjellja e qytetareve te ketij vendi permbushi kete vleresim", vleresoi Ministri Nishani. Shqiptaret levizin lirisht prej nente muajsh dhe vendi yne eshte vleresuar per respektimin e marreveshjes dhe kushteve te levizjes se lire.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›