E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëmbimet tregtare – Shqipëria, partneri kryesor i Kosovës

13-08-2011 / Gazeta 55

Mbyllja e kufijve me Serbinë

Bllokada tregtare me Serbinë ka rritur fort eksportet shqiptare drejt Kosovës. Të dhënat më të fundit që raporton biznesi kanë tejkaluar edhe pritshmëritë më optimiste. “Shqipëria në të kaluarën ka qenë në vend të shtatë dhe të tetë, përsa i përket shkëmbimeve tregtare me Kosovën dhe tani del e treta, pas BE-së dhe Maqedonisë”- thotë Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit. Kryetar i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka u shpreh se ka një rritje të dukshme të nivelit të qarkullimit tregtar dhe kjo rritje sipas informacionit që ne kemi, vjen kryesisht në sektorin e materialeve të ndërtimit. Mbyllja e kufijve me Serbinë po e ndryshon hartën tregtare të Kosovës dhe biznesi kosovar do ta orientojë tregtinë drejt Shqipërisë. “Bizneset e Shqipërisë të të gjithë sektorëve të vijnë dhe të qëndrojnë në Kosovë”- tha Shahini. Megjithë situatën e re të krijuar bizneset sërish ndeshen me pengesa. Muharrem Osmani një prodhues kosovar i detergjentëve thotë se tentativat e tij për eksport në Shqipëri dështojnë nga çmimet e larta referencë që vendos qeveria shqiptare. Ministri kosovar për Zhvillim Ekonomik Besim Beqja thotë se qeveria e Kosovës është duke ecur në këtë drejtim dhe premton heqjen e të gjitha barrierave. “Të shkojmë drejt eliminimit të të gjitha barrierave, drejt krijimit të një kuadri ligjor, i cili i mundëson biznesit për t’u zhvilluar, por jo për të dhënë orientim”- tha Beqaj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›