Kushtetuesja, rrezon PS-ne per 21 janarin Rozeta Rapushi
Gjykata Kushtetuese jo vetem qe e legjitimon Komisionin Hetimor Parlamentar te ngritur nga Kuvendi per hetimin e ngjarjeve te 21 janarit, por as nuk e pranon ta kaloje ne seance shqyrtimi, kerkesen e grupit te deputeteve socialiste per ta shpallur antikushtetues hetimin. Gjykata Kushtetuese, i ka dhene te drejte Kuvendit ne hetimin e ngritur, duke rrezuar kerkesen e bere nga deputetet socialiste per te shpallur antikushtetues komisionin e drejtuar nga Eduard Halimi, i zevendesuar tashme me Gent Strazimirin. Gjyqtaret e kryesuar nga Bashkim Dedja, vleresuan se kerkuesit, grupi i deputeteve socialiste nuk legjitimohet ne kerkimet e tij dhe per kete arsye, kerkesa nuk i ploteson kushtet as per t'u shqyrtuar ne seance nga kjo gjykate. Arsyet e moslegjitimimit te kerkuesit lidhen me natyren juridike te kerkimeve te tij. "Per paraqitjen e nje kerkese, qe permban zgjidhjen e konfliktit te kompetencave eshte e domosdoshme qe subjekti te legjitimohet ne kuptim jo vetem te se drejtes per te vene vete ne levizje gjykaten, si nje subjekt i parashikuar per kete qellim, por edhe per faktin e mbeshtetjes ne pretendime reale dhe ne vertetimin se ekziston nje konflikt i tille. Konkretisht, kerkuesi duhet te paraqese argumente se moszgjidhja ose ekzistenca e ketij konflikti ka sjelle mosfunksionimin ose pengimin e funksionimit normal te Kuvendit, pjese e te cilit eshte kerkuesi, duke cenuar statusin e tij dhe, rrjedhimisht, ushtrimin e te drejtave dhe kompetencave te njohura me Kushtetute dhe Rregulloren e Kuvendit", thuhet ne vendimin e gjykates. Ne rastin konkret, duke u nisur nga permbajtja e kerkeses, del se grupi i deputeteve eshte perqendruar ne mbrojtjen e sferes se veprimtarise se Prokurorise dhe jo te organit, pjese e te cilit ai eshte. Sa i perket respektimit te parimit te ndarjes se pushteteve gjate procesit te ngritjes dhe funksionimit te komisionit hetimor parlamentar, mbledhja e gjyqtareve veren se ky pretendim lidhet me veprimtarine konkrete te komisionit hetimor qe mund te behej objekt i kontrollit nga Gjykata vetem gjate shqyrtimit gjyqesor. Nisur nga sa me lart, gjyqtaret vleresojne se kerkuesi nuk legjitimohet ne kerkimet e tij. "Mbledhja e gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese, ne baze te neneve 131, 134 te Kushtetutes dhe neneve 54, 56 te ligjit "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise", me shumice votash, vendosi mos kalimin e ceshtjes ne seance plenare", thuhet ne vendimin e kesaj gjykate.
Ne shtator, rinis hetimin komisioni
Komisioni Hetimor Parlamentar, qe mori persiper te zbardhe ngjarjet e dhunshme te 21 janarit, do te rinise aktivitetin e tij ne shtator, me celjen e sesionit te ri parlamentar. Me nje ndryshim ne perberje te tij, pas largimit te kryetarit Eduard Halimi, per shkak te emerimit te tij ne postin e Ministrit te Drejtesise, komisioni do te vijoje punen me zbardhjen e ngjarjeve ne 21 janar te ketij viti, ku humben jeten kater persona. Deri me sot, komisioni ka zhvilluar seanca pyetjesh me personalitete te rendesishme ne vend.
Vendimi
Gjykata Kushtetuese, as nuk e kalon ne ceshtje plenare per diskutim, ankesen e nje grupi deputetesh socialiste, per te shpallur antikushtetues ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar per ngjarjet e 21 janarit.
1 Ankese
Bene ne Gjykaten Kushtetuese nje grup deputetesh te Partise Socialiste, menjehere pas nisjes se hetimit nga Kuvendi. Ata kerkuan qe hetimi te shpallet antikushtetues dhe te sqarohen kompetencat mes Prokurorise dhe institucionit te Kuvendit.
1 Konflikt
Mes kompetencave te Kuvendit dhe Prokurorise, ka sipas socialisteve. Sipas tyre, Kuvendi duke ngritur nje komision hetimor per hetimin e pergjegjesise institucionale, per pasojat e ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit 2011, ka cenuar veprimtarine e Prokurorise, si i vetmi organ qe mund te filloje procedimin penal.
VENDIMI
Argumentet e Gjykates Kushtetuese
Mbledhja e Gjyqtareve te Gjykates, cmon se kerkuesi nuk legjitimohet ne kerkimet e tij dhe, per kete arsye, kerkesa nuk i ploteson kushtet per t'u shqyrtuar ne seance nga kjo Gjykate.
Per paraqitjen e nje kerkese, qe permban zgjidhjen e konfliktit te kompetencave eshte e domosdoshme qe subjekti te legjitimohet ne kuptim jo vetem te se drejtes per te vene vete ne levizje Gjykaten, si nje subjekt i parashikuar per kete qellim, por edhe per faktin e mbeshtetjes ne pretendime reale dhe ne vertetimin se ekziston nje konflikt i tille.
Mbledhja e Gjyqtareve nuk e gjen te bazuar qendrimin e kerkuesit se 1/5 e deputeteve nuk ka detyrim per te justifikuar interesin, sepse ka legjitimitet te pakushtezuar. 1/5 e deputeteve ben pjese te subjektet e posacme te parashikuara nga neni 134/1 shkronja "c" te Kushtetutes, por ky subjekt duhet te kete nje qellim dhe nxitje konkrete per te kerkuar interpretimin e dispozitave te vecanta te Kushtetutes ose kontroll te konkret te normes juridike, pasi e kunderta do t'i jepte Gjykates funksion keshillimor.
Sa i perket respektimit te parimit te ndarjes se pushteteve gjate procesit te ngritjes dhe funksionimit te komisionit hetimor parlamentar, Mbledhja e Gjyqtareve veren se ky pretendim lidhet me veprimtarine konkrete te komisionit hetimor qe mund te behej objekt i kontrollit nga Gjykata vetem gjate shqyrtimit gjyqesor.
Lidhur me kerkimin per pezullimin e zbatimit te vendimit per krijimin e komisionit hetimor, Gjykata cmon se ky kerkim bie per sa kohe kerkuesi nuk legjitimohet t'i drejtohet kesaj Gjykate.
Per keto arsye, mbledhja e Gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese ne baze te neneve 131, 134 te Kushtetutes dhe neneve 54, 56 te ligjit "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise", me shumice votash, vendosi moskalimin e ceshtjes ne seance plenare.