E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, "JO" ndryshimeve kushtetuese Rozeta Rapushi

Kushtetuta e Shqiperise eshte shume e mire dhe cdo vend duhet te jete i kujdesshem kur kerkon te ndryshoje Kushtetuten. Keshtu u shpreh dje, Ambasadori i OSBE/ODIHR ne vendin tone, Eugen Uollfarth nga Prespa. Duke thene nje koment te shkurter mbi debatin me te fundit mes forcave politike, diplomati sugjeroi qe me mire, partite te angazhohen ne realizimin e reformes zgjedhore dhe reformave te tjera, vecanerisht asaj ne drejtesi, jo me Kushtetuten. "Kushtetuta e vendit eshte shume e mire, por cdo vend duhet te jete i kujdesshem, sa here qe mendon te beje ndryshime te saj. Ndryshimet ne Kushtetute mund te behen vetem pas diskutimesh te gjera dhe te shendosha dhe duhet te jene pjese e nje reforme te tere", keshilloi Uollfarth politiken, duke sugjeruar madje edhe shtyrjen e diskutimeve te tilla, qe nuk jane emergjente ne situaten aktuale politike ne vend. Kreu i OSBE-se tha se ndryshimet ne Kushtetute nuk mund te jene pika e fillimit te nje diskutimi, por duhet te jene pika kulminante e ketyre diskutimeve. "Njerezit duhet te dine fillimisht se cfare do te ndryshohet. Ndaj ne kete proces eshte e rendesishme qe kampet politike te bashkepunojne me njeri-tjetrin", theksoi diplomati, duke mos u pajtuar keshtu me debatin me te fundit te hapur nga kampi i majte per te ndryshuar ligjin themeltar te shtetit per menyren e zgjedhjes se Presidentit te Republikes. Perkundrazi, duke e rikthyer vemendjen e politikes ne reformat qe realisht ajo duhet te realizoje. Meraku i Uollfarth, eshte permiresimi i Kodit Zgjedhor dhe realizimi i reformave te tjera si ajo ne sistemin e drejtesise. Sipas kreut te OSBE Kodi Zgjedhor ka nevoje per t'u rishikuar. "OSBE ka bere nje raport me 31 rekomandime per zgjedhjet e 2009 dhe pritet te dale me nje raport edhe per zgjedhjet e 2011. Eshte e nevojshme te rishikohen rekomandimet e ODHIR-it, ne menyre qe Kodi Zgjedhor te jete i aplikueshem per nje te ardhme demokratike te vendit", theksoi Uollfarth. Ne kete kuader, ai beri te qarte se nderkombetaret presin qe ne sesionin e ardhshem parlamentar te niset nga puna me reformen zgjedhore dhe diskutimet per te, te jene pjese e nje debati te gjere mes forcave politike. Paralel me te sipas diplomatit, duhet te ece edhe puna me realizimin e te gjitha reformave qe Shqiperia duhet te permbushe ne rrugen e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. Per realizimin e tyre nevojitet dialog i domosdoshem politik mes partive qe prej kohesh duket se e kane harruar kete fjale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›