Ngjela në Hamallaj, banorët kundërshtojnë

Kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela ishte sot në Hamallaj në një takim me banorët që të enjten u përleshën me policinë për të mos lejuar prishjen e ndërtesave në këtë zonë të Durrësit. Zoti Ngjela, në një prononcim për "Ora News" deklaroi se banorët e Hamallajt kanë ndërtuar biznesin dhe shtepitë e tyre në Hamallaj dhe kanë paraqitur kërkesën për legalizim. Sipas tij, kryeministri Berisha nuk pyet për ligje. "Në këtë zonë nuk mund të ketë ligje për turizmin, pasi "kjo është një xhungël", pohoi Ngjela.
Duke iu referuar përleshjes polici-banorë, Ngjela tha se banorët bënë mirë që "treguan dhëmbët" dhe nuk lejuan prishjen e ndërtimeve.
Por disa banorë të Hamallajt kanë kundërshtruar këtë vizitë. Ata kanë lëshuar akuza për qendrime politike ndaj Ngjelës. Disa prej tyre duke iu drejtuar zotit Ngjela i thanë atij se nuk kishte punë në Hamallaj.