E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani Sjellja e kandidateve amerikane leksion i demokracise

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vlerësuar zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe ka theksuar se sjellja e kandidatëve për president është një leksion për demokracinë. Këto deklarata kreu i shtetit i bëri gjatë aktivitetit të organizuar nga dhoma amerikane e tregtisë "American Election Night". Në fjalën e tij Nishani u ndal edhe në miqësinë mes dy vendeve, e cila sipas tij nuk do të ndryshojë pavarësisht nga rezultati.
Nga ana e tij edhe ambasdoir amerikan në Tiranë duke shprehur mirënjohjen për pjesëmarrjen në këtë aktivitet ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe tha se prêt me padurim rezultain e këtyre zgjedhjeve.
I pranishëm në këtë aktivitet edhe ministri i jashtëm Edmond Panariti teksa ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, ka theksuar se fushata presidenciale në SHBA ka nxitur një kulturë qytetarie, gjatë së cilës u shpalosën ide dhe programme.

Volfarth: Zgjedhjet në SHBA mesazh i rëndësishëm për Shqipërinë

“Zgjedhjet në SHBA janë një mesazh i rëndësishëm për Shqipërinë që do të shkojë në zgjedhjet e 2013”- Kështu është shprehur ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Volfarth për mikrofonin e ABC Neës në aktivitetin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri"American Election Night".
Ambasadori Volfarth e konsideroi këtë ditë të rëndësishme për demokracinë dhe tha se është i interesuar të shohë se në favour të cilit kandidat do të votojnë amerikanët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›