E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama apo Romney politike e njejte per Shqiperine

Politika bazë për Shqipërinë nuk do të ndryshojë cilado administratë të drejtojë Shtëpinë e Bardhë, qoftë kjo republikane apo demokrate. Kështu ka deklaruar ambasadori ameirkan Aleksandër Arvizu në ditën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjedhin presidentin e saj. “Besoj se cilado administratë të udhëheqë në Uashington, politika bazë për Shqipërinë nuk do të ndryshojë, siç e bëri të qartë edhe Sekretarja Clinton një javë më parë në Tiranë. SHBA e konsideron Shqipërinë mike dhe aleate të palëkundur, kështu për 100 vite, pavarësisht historisë së vështirë, bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen e parashikueshme”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›