E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia arrin marreveshjen per paketen e re te ndihmes

Greqia arriti nje marreveshje e cila i hap rruge nje pakete tjeter ndihme prej 130 miliarde eurosh. Zyra e shtypit e kryeministrit grek dha hollesi per pikat konkrete te marreveshjes por eshte bere e ditur se ato jane ne perputhje me kerkesat e vendosura nga institucionet financiare te Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Nderkombetar. Drejtori i Bankes Qendrore Europiane deklaroi ne nje konference per shtyp se norma e interesit te huave per Greqine do te mbetet e pandryshuar 1.

Greqia arriti nje marreveshje per shkurtimet buxhetore qe do te bejne te mundur dhenien e nje kesti kredie prej 130 miliarde eurosh. Marreveshja u arrit vetem pak ore perpara mbajtjes se nje takimi te rendesishem te ministrave te financave ne Bruksel.

Pas negociatave te gjata qe perfunduan sot ne mengjes  udheheqesit greke rane dakord per te ulur me 22 pagen minimale si dhe per te shkurtuar 15 mije vende pune ne administraten shteterore.  Nuk dihet ende se ne cmase do te jete shkurtimi i  pensioneve qe ishte dhe pika e nxehte e bisedimeve te cilat zgjaten gjithe naten.

Nje zedhenese e qeverise greke tha se marreveshja e arritur mes shumices socialiste dhe konservatoreve do te lejoje shkurtime te kombinuara ne sektoret per te cilet  nuk  u ra dakord sot ne takimin  mes perfaqesuesve te institucioneve financiare europiane dhe qeverise greke.

Mario Draghi presidenti i Bankes Qendrore Europiane e njoftoi  arritjen e marreveshjes gjate nje konference per shtyp ne Frankfurt. Ai tha se pala greke pranoi kushtet e marreveshjes dhe se normat e interesit do te mbeten te pandryshuara ne shifren 1.  Kjo marreveshje eshte e para nder dy hapat qe duhet te nderrmare Greqia per te marre kestin e huase prej 130 miliarde eurosh.  Pervec marreveshjes me Bashkimin Europian Banken Qendrore Europiane dhe Fondin Monetar Nderkombetar Greqia eshte prane marreveshjes edhe me investitoret private per te pergjysmuar borxhin qe u ka atyre qe do te thote nje shkurtim prej rreth 100 miliarde eurosh.

Greqia ka nevoje per kestin e ri te ndihmes deri ne daten 20 mars ne menyre qe te mund te paguaje kestin prej14.5 miliard eurosh. Vendi eshte zhytyur  ne nje recesion te thelle dhe papunesia eshte ne shifrat 19.2 .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›