E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: “TAP, rruga më e shkurtër e Korridorit Jugor të Gazit

24-10-2012 / Gazeta 55

Kreu i shtetit shqiptar merr pjesë në Forumin e Energjisë, në Dubai, dhe paraqet ofertën e Shqipërisë, për investime në burime të rinovueshme energjetike, duke nisur nga TAP-i, për të vijuar me Projekti Jonian Adriatic Gas Pipeline, për ndërtimin e tubacionit të gazit natyral nga Shqipëria përmes Malit të Zi, Bosnjë Herzegovinës deri në Split, si dhe Terminalit LNG, që do t`i shërbente transportimit të gazit natyror drejt Evropës përmes Italisë

Shqipëria mund të japë një shembull shumë të rëndësishëm si një vend i vogël, por me potenciale të mëdha të energjisë së rinovueshme. Kështu u shpreh Presidenti, Bujar Nishani, në Forumin Botëror të Energjisë që po zhvillohet në Dubai nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara me temën “Një Forum për Udhëheqësit Botërorë”.
Kreu i shtetit shqiptar merr pjesë në këtë forum me ftesë të Lartësisë së Tij, Sheikut Mohamed bin Rashid Al Maktum, Zëvendëspresidentit dhe Kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sundimtarit të Dubait.
Në vlerësimin e Presidentit Nishani zhvillimi dhe modernizimi i sektorit energjetik, me qëllim garantimin e sigurisë së furnizimit me lëndë energjetike të konsumatorëve, është një nga qëllimet kryesore të politikës së Shqipërisë, për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik dhe për integrimin evropian.
Sipas tij, siguria në sektorin e energjisë mund të arrihet nëpërmjet ndërtimit dhe modernizimit të rrjeteve të interkonjeksionit rajonal, sigurimit të rrjeteve të naftës dhe gazit nga Lindja në Perëndim përmes Rrugëve Ballkanike. Në këtë aspekt Presidenti ka sjelle në vëmendje memorandumin e mirëkuptimit trepalësh Shqipëri-Greqi-Itali, nënshkruar në Nju-Jork në shtator 2012 si një hap te rëndësishëm për zbatimin praktik të projektit TAP.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›