E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Të angazhuar për kryerjen e reformave për në BE

"Ne mbetemi tërësisht të angazhuar e të përkushtuar për kryerjen e të gjitha reformave dhe marrjen e të gjitha masave të nevojshme për vazhdimin e suksesshëm në udhën e integrimit drejt Bashkimit Evropian" . Kështu deklaroi presidenti Bujar Nishani gjatë fjalës së tij në sesionin e 67-të të Asamblesë së përgjithshme në Kombet e Bashkuara.
 

"Kjo nuk është alternativë, por një zgjedhje e kujdesshme afatgjatë, e cila është duke u ndjekur prej vitesh dhe në jemi të vendosur për ta bërë të mundur e për ta kthyer në realitet. Në javët e ardhshme, ne presim dhënien e një vendimi të favorshëm nga Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ndaj kërkesës sonë për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Një vendim i bazuar në meritat tona, do të shënonte një tjetër gur kilometrik në rrugëtimin integrues evropian të Shqipërisë, duke i vendosur angazhimet dhe përgjegjësitë tona në një fazë më të lartë të procesit" theksoi presidenti Nishani.
 

Kreu i shtetit shqiptar theksoi se Shqipëria vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar dhe është e vendosur për të ofruar kontributin e saj në përparimin e paqes, lirisë dhe sigurisë, në respektin e të drejtave të njeriut, në luftën kundër varfërisë etj.
 

Ndër të tjera presidenti Nishani tha pavarësisht krizës globale ekonomike Shqipëria ka pasur një rritje të fuqishme e pozitive ekonomike.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›