E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Te vendosur ne luften ndaj krimit

Ministri i Brendshem, Bujar Nishani deklaron se policia eshte e vendosur te ruaje sigurine dhe te luftoje krimin.

Duke folur per vrasjen e 4 policeve ne fillim te gushtit gjate nje aksioni per kapjen e te shumekerkuarit Dritan Dajti, Nishani theksoi se puna e policise eshte nje beteje kunder krimit dhe ne beteja ka edhe te rene.

Po ashtu numri nje i Rendit, preku edhe ceshtjen e vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi, duke sqaruar se prokuroria po vazhdon hetimet rreth kesaj ngjarjeje.

"I kemi dhene te gjitha informacionet prokurorise dhe hetimi po ecen ne drejtimin e duhur", u shpreh Nishani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›