Salihi: Futbolli në SHBA dhe ndryshimet me Evropën
SHBA - Hamdi Salihi është duke e shijuar në maksimum aventurën në futbollin amerikan, ku ka gjetur një atmosferë ndryshe nga Evropa, por me një nivel që sa vjen e rritet. "Është diçka ndryshe. Futbolli këtu në Amerikë jo se ka shumë ndryshim nga mënyra e organizimit, por mentaliteti në fushë është pak më ndryshe nga ai në Evropë, është pak më i përqëndruar në aspektin fizik se sa në aspektin taktik, - shprehet Salihi në një intervistë për Zërin e Amerikës. - Duhet të them se këtu po bëhen hapa gjigante dhe në pak vite them se do të jetë një ndër kampionatet më të forta në botë". Duke krahasuar futbollin europian me atë amerikan, futbollisti i kombëtares shqiptare thotë: "Kam provuar të luaj në Evropë dhe tani po provoj të luaj edhe këtu dhe them se të dyja janë gjëra të veçanta që, është mirë që gjithsecili t'i provojë. Të shënosh gola nuk është e lehtë në asnjë vend. Të shënosh gol në stërvitje është e vështirë e jo më në një ndeshje futbolli. Në Evropë janë disa vende që kanë futbollin më të ndjekur dhe me cilësi më të lartë, por të mos harrojmë se ato vende e kanë filluar gati 100 vjet më përpara se sa Amerika. Amerika ka rreth 20 vjet që është krijuar si ligë profesioniste dhe për mendimin tim ka arritur në nivele shumë të larta". Në të vërtetë, DC United e ka blerë Hamdiun për golat e tij. Sipas shtypit, paga e tij vjetore është diçka më pak se 488 mijë dollarë. Menaxheri i klubit DC United është Ben Olsen, ish futbollist i njohur në Shtetet e Bashkuara. "Hamdiu është një golshënues i shkëlqyer. Ai na duhet në ekip. Ai ka patur një ndikim të madh te skuadra dhe te liga", thotë ai.
Kombëtarja
Vajtja në Amerikë mund ta kushtëzojë sulmuesin shkodran për pjesëmarrjen në ekipin kombëtar, por ai mendon se do të jetë gjithnjë i gatshëm për trajnerin Xhani De Biazi. "Kontaktet i kam mbajtur vazhdimisht dhe jam ftuar në të gjitha miqësoret që kemi zhvilluar deri tani, por në bashkëpunim me trajnerin e kombëtares dhe me trajnerin këtu, kemi rënë dakord që në ndjeshjet miqësore mos të jem", shton lojtari kuqezi. I pyetur për ecurinë e kombëtares, Salihi shprehet se ajo nuk ka ngelur në vend. "Njerëzit në Shqipëri tani besojnë dhe çdo vit nuk dëshirojnë humbjen me një rezultat minimal siç ka qenë më përpara por ata duan fitore. Mbaj mend ndeshjen që luajtëm me Francën, ku Francës i duhej me doemos fitorja. Të gjithë ishin të mmendimit se ndeshja ishte 50 me 50 dhe mund ta fitonim. Pra, edhe me ekipet e mëdhenj njerëzit besojnë", shprehet ai. Salihi thotë se në SHBA ka gjetue edhe inkurajimin e komunitetit shqiptar atje. "Shqiptarët këtu më kanë ndjekur dhe ndihem vërtet krenar. Deri tani, në të gjitha stadiumet që kam luajtur këtu në Amerikë ka patur grupe shqiptarësh me flamurë shqiptarë. I kam takuar kudo sa na ka bërë të gjithëve përshtypje, edhe klubit edhe pjestarëve të tjerë të ekipit. Duhet t'i falenderoj shumë sepse që ditën e parë që kam ardhur e deri tani më kanë bërë të ndihem vërtet krenar që jam shqiptar", shprehet ai.
Marrë nga "Zëri i Amerikës"
(er.nu/BalkanWeb)