Ora 07:30
Ditë e mërkurë. Ora e lajmeve. I pari Kryeministri. Është në një nga ditët e tij jakobinë. I është ndezur gjaku komunist i ‘68-ës. Si atëherë kur u regjistrua në parti jo për karrierë, por për tu thënë rusëve që pushtuan Pragën, se nga Tirana nuk kalonin dot, pasi ishte ai me gishtin tek këmbëza e kallashit. Ju drejtua kryetarit të opozitës që të votonte heqjen e imuniteteve për hir të të papunëve. Ou! Të papunë këtu? Mos qe lajthitje? Këtu shëllihen në diell për qejf, por jo se nuk ka punë. I tha ta bëjë për hatër të pensionistëve dhe varfërisë së tyre. Edhe kjo do jetë ngatërresë. Këtu pensionistët bëjnë pallë ariu. Tani sa ju rritën pensionin me pesëqind lekë, kështu që paratë që ju dilnin, tani edhe ju teprojnë. Me siguri nuk e ka mendjen ç’flet se është i zënë me përgatitjet e pluskimit në ujë për këtë vit. Prite kur t’i sulet opozitës e t’i thotë që tu kërkojë falje të persekutuarve. Jo. Këtë radhë e ka me miliarderët e PS-së. E mbylli me ta. Po me ata ç’pati xhanëm? Ata, PS-ja i nxjerr sa herë do të akuzojë qeverinë për varfërimin që po i bën popullit. Por në thelb janë tamam si ai. Janë shokë rruge. Dje pa bukë, e sot me mullë. Tashti një fjalë edhe ata do ta thonë. Ç’u kuptua pastaj që janë tek partia e fukarenjve? Ngjitur me të, zëvendëskryeministri i shqiptarëve, Haxhinastoja. Këtij mbiemri ia paratha fatin. Haxhi e kishte dhe haxhi u bë. Nuk la vend e vrimë pa shkuar sa ishte ministër i Jashtëm. Vajti në Amerikën Latine, pastaj në atë të veriut. Më përpara ishte në Libi. Kur aty s’kishte mbetur qen a mace në rrugë dhe sot e kësaj dite njëqind milici bëjnë dyfek me njëra-tjetrën, shkoi t’i japë leksione demokracie Jirbilit. Kur bëheshin zgjedhjet në Greqi e Serbi, u degdis në Suedi. Xhanëm, mirë ia bëri. “Ku hanë e s’të ftojnë, ku flasin e s’të pyesin, mos u ndiej”, - thotë një fjalë e urtë. Ky përsheshin që i caktuan hante. Tani është rënduar. Helbete, ka fatet e ekonomisë në duar. Duhet të na mbajë në vend të dytë ku na la Nasipi.
Kamera rrëshqet më poshtë tek Flamuri i punërave të përbrendshme. Lëviz. Sikur e ka karrigen të mbushur me gozhdë. Apo nuk e merr vesh se ç’thuhet? Aha! Bëhet fjalë për imunitetet. Se po u hoqën ato, hyjmë në Evropë. Flamuri nuk hyn dot në Lazarat, dhe këta flasin të hyjnë në Europë! Policët rrugorë kanë tre muaj pa rroga. I ka lëshuar rrugëve të bëjnë hajër vet. Mirë e ka. Si mund t’i besohet një polici që të mbajë shtetin, nëse nuk mban dot kokën dhe kalamajtë e tij?
Mor po Vangjelin nuk duket! Ai pra, i mjekësisë. Do ketë përveshur mëngët. Ka vetëm një vit kohë, dhe i duhet të dëshmojë performancën. Tha që prioritet do ketë prokurimin e ilaçeve. Tamam aty ku i qante syri Petritit që iku. Medemk sot e mbrapa nuk do shohim më të afërm të pacientëve që lëshohen me vrap të blejnë deri vitaminat në farmacitë rreth e rrotull spitaleve? Aferim bre palikari. Ndërkohë në asnjë spital të qendrës shëndetësore universitare “Nënë Tereza”, në asnjë për be, nuk ka një karrige ku pacienti të mund të ulet deri në momentin sa infermierit t’i vijë oreksi ta pranojë për shtrim. Këta të fundit ngjanë më shumë si arixhinj tek pazari kuajve që shohin prenë nga dhëmbët, dhe me një sy e kuptojnë nëse viktima që mezi merr frymë e po perëndon është i hajrit apo jo.
Në një stacion tjetër flet për imunitetet dhe domosdoshmërinë e heqjes Petriti. Petriti që përmendëm pak më lart e që ishte tek mjekësia. Tani është tek bashkia. Zëvendës beledireis. A thua do ketë sukses? Do Zoti, po. A e mbani mënd para tre vjetësh kur hyri në ministri? Ishte i dobët si një sardele e tharë. Tani i ka rënë një goxha nur, bashkë me barkun që i është lëshuar mbi rripin e pantallonave. Pensionistët dhe hallexhinjtë që kishin nevojë për mjekësinë, si i gjeti i la: Radhëve tërkuzë për të marrë një recetë; sorollatjeve kalvar për të bërë një vizitë. Por atij ama i është rregulluar çehrja. E kështu një nga një e pak nga pak, do t’i afrohemi Evropës.
Ja dhe Ben Imami i nevrikosur. I kërkojnë hesap për armët që ka shitur apo shërbyer si trampolinë trafiku. Edhe atë e ka zënë sëmundja e të gjithëve: Nuk do t’ia dijë për rregull e ligje. Opozitën e quan diçka fakultative: Në daç i përgjigjesh, e nëse nuk ke oreks, jo. Por duket e kanë zënë në vend të lig. Përpiqet të flasë rrjedhshëm, por fjalët i ngatërrohen. Mundohet të bëjë ironi, por humori nuk ngjit kur merret goja. Përpiqet të duket fodull, por pas 2005-ës, aha! Nuk i shkon më. E zmeriloj Saliu. E bëri “ëmër”, siç thonë lebërit.
Prapë Dhori Kule në ekran. Është rektori i universitetit shtetëror. Ai që në 21 janar u krenua se asnjë nga tufa e tij nuk kishte qënë në demonstratë. E pabesueshme si rektori universitar i një vendi teorikisht të lirë, nuk e ka harruar gjuhën sovjetike të përshtatur në kushte të tufëzimit demokratik. Por jo vetëm që nuk e ka harruar, por organizon edhe studentët të shkruajnë decibao a fletë-rrufe për godinën e Gjuhëve të Huaja. E ardhmja është e sigurtë. Siç ka qenë do të vejë. Brezi që po vjen nuk lë dyshime.
I fundit shfaqet Lulzimi i Bashkisë. Ju përgjigj opozitës dhe i tha se nuk janë rritur taksat. Atë që Edi e merrte në një vit, Luli ta heq në një muaj për çdo muaj. Shikon faturën, pastaj ekranin. Fatura është e zezë mbi të bardhë. Luli gjithë nur mbi tavolinë. Nuk i dridhet qerpiku, megjithëse sa thotë është gënjeshtër ashiqare. Thotë që ka projekt për rrugën e Elbasanit, dhe se ka qënë online. Por lejen e punimeve meazallah se e nxjerr. Ti mendon se po të bën budallë! Jo. Ai ka punën e vet. Ti tënden. Problemi është se ai është kaluar ndërsa ty të kanë vënë shalën.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)