E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: 12 qershori, ditë historike për kombin

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bashkohet sot të gjithë shqiptarëve, që festojnë një ditë historike për kombin tonë, çlirimin e Kosovës nga hordhitë serbe të Sllobodan Millosheviçit.
 

Në një deklaratë për shtyp, PDIU-ja thekson se 12 qershori do të mbetet një datë e shënuar me shkronja të arta në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, pasi ajo përbën momentin e ndarjes ndërmjet shtypjes dhe lirisë, nëpërkëmbjes dhe vetësundimit, pushtimit dhe çlirimit.
 

“Brezat e ardhshëm të shqiptarëve do të shohin tek data 12 qershor, nisjen e një procesi të pandashëm për plotësimin e aspiratës kombëtare të popullit shqiptar për bashkim kombëtar” thekson PDIU.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›