E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjata anetareve: Kujdes me zgjedhjet, nuk keni shume kohe per pergatitjen

Ne diten e fundit te qendrimit te tij ne krye te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ish- kreu Clirim Gjata, shprehu shqetesimin se si anetaret e rinj, do te arrijne ne kohe realizimin e standardeve ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Duke i uruar pune te mbare ne detyren e caktuar, ish-kreu i KQZ-se, Gjata u sugjeroi qe te kene kujdes ne zbatimin e Kodit Zgjedhor, qe sipas tij ka dhe pikat e dobeta. "Une ju uroj titullareve te rinj te institucionit, qe te realizojne endrren e te gjithe paraardhesve te tyre, duke realizuar per te paren here standardet e kerkuara ne zhvillimin e zgjedhjeve, te lira e te ndershme", u shpreh Gjata. Sipas tij, anetaret e rinj duhet te marrin parasysh dhe problemet qe i presin jo vetem per efektin kohe, qe eshte e reduktuar, por dhe me zbatimin korrekt te Kodit. Mandati i nente anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve u nderpre me hyrjen ne fuqi te Kodit Zgjedhor, ne 13 janar. Pas kesaj date, anetaret me ne krye Clirim Gjaten, duhet te qendronin deri ne momentin e zevendesimit te tyre, nga anetaret e rinj. Ne kembim te nderprerjes ne mes te mandatit, anetaret do te marrin rroge mujore deri ne perfundim te mandatit, nga shteti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›