E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ dhe Thanza, kalojne ne Kuvend

Rozeta Rapushi

Formohet Komisioni i ri i Qendror i Zgjedhjeve, i cili do te pergatise zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Dje ne mbremje, Kuvendi votoi me konsensus te plote, shtate anetaret e Komisionit me te larte zgjedhor, te cilet tashme kane barren e madhe te realizimit te zgjedhjeve te lira e te ndershme, qe jane dhe ura e Shqiperise per ne Bashkimin Evropian. Kater prej anetareve te zgjedhur, ishin aktualisht anetare te KQZ-se, si Arben Ristani, Deshira Subashi, Klement Zguri dhe Pandeli Varfi. Me nje konsensus prej mbi 100 votash, Kuvendi miratoi anetaret e rinj mes tyre dhe Vera Shtjefnin, Hysen Osmanaj dhe Artan Laze, te emeruar tashme anetare te KQZ-se. Nga dita e sotme, Komisioni do te drejtohet nga Arben Ristani, i cili dje mori jo pak por 99 vota per te drejtuar zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Ristani ishte aktualisht anetar i KQZ-se, por me hyrjen ne fuqi te Kodit Zgjedhor, atij ashtu si dhe tete anetaret e tjere te komisionit, iu nderpre mandati nga hyrja ne fuqi e Kodit Zgjedhor. Tashme ne KQZ, perfaqesohen vetem kater parti politike PD, PS, PR dhe PSD, nga gjashte qe ishin me pare. Deputetet e Levizjes Socialiste per Integrim, braktisen sallen ne momentin e celjes se votimit. Kryetari i grupit parlamentar, Pellumb Xhufi e quajti Komisionin e ri te formuar, si gjethen e pare te dushkut te ri qe po lind. Duke paralajmeruar keshtu zgjedhje te manipuluara. "Na duket e teper, pjesemarrja jone ne kete votim. Komisioni i ri Qendror Zgjedhor qe po votoni, eshte nje institucion partiak dhe i deklasuar. Ju e bete institucion partiak", u shpreh Xhufi, duke u larguar se bashku me deputetet e tjere te LSI-se nga salla. Po mbremjen e djeshme, Kuvendi emeroi me konsensus dhe anetarin me te ri te Gjykates Kushtetuese, Admir Thanza. Propozimi i Presidentit te Republikes, Bamir Topi, u miratua me 107 vota pro, 7 kunder dhe tre abstenim. Thanza u emerua ne vend te Gjergj Saulit, i cili la mandatin ne Kushtetuese, pasi mbushi 70 vjec. Ashtu sic e kerkon procedura, Thanza do te jete vetem per nje vit e pak ne detyre, aq sa la pa perfunduar Sauli ne kete post per shkak te mbushjes se moshes.

Anetaret

PR

Klement Zguri

PSD

Pandeli Varfi

PS

Deshira Subashi

Artan Laze

PD

Hysen Osmanaj

Vera Shtjefni

Kryetar

Arben Ristani


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›