Nishani betohet si President, pritet ceromonia

Bujar Nishani, ne momentin e zgjedhjes President
TIRANE- Bujar Nishani do të betohet sot si President i Republikës së Shqipërisë. Ceremonia e betimit pritet te nise pas pak minutash ne sallen e Parlamentit. Perfaqesues te politikes dhe trupit diplomatik jane duke mberritur ne sallen e Kuvendit per te ndjekur nga afer ceremonine e betimit te Presidentit.
Betimi i Nishanit, PS do marrë pjesë në Kuvend
Partia Socialiste ka vendosur te jete e pranishme ne ceremonine e betimit te tij ne Kuvendin e Shqiperise.
Pas zgjedhjes nga parlamenti dhe mbarimit të mandatit të Presidentit, Bamir Topi, Kuvendi i Shqipërisë ka caktuar diten e sotme, në orën 18:30 seancën e posaçme ku do të bëjë betimin si President, Nishani.
Mësohet se pas betimit , Presidenti i zgjedhur Bujar Nishani do të mbajë një fjalë të shkurtër. Të pranishëm në këtë seancë do të jenë trupi diplomatik, si dhe personalitete të jetës politike, shoqërore dhe fetare në vend.
Nishani u zgjodh President me 73 vota, vetëm me të maxhorancës, ndërsa opozita ishte e pranishme në seancë por nuk mori pjesë në votim. Vetëm dy ditë më parë, Presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani, përmes një letre dërguar kryetarit të PD-së, Sali Berisha, e njoftoi për largimin nga anëtarësia e PD dhe dorëheqjen nga të gjitha funksionet e zgjedhura në këtë parti.
Presidenti në ikje, Bamir Topi mbajti ndërkaq dje nje fjale te fundit para qytetareve shqiptarë.
Nga pedagog në Akademi te karriera në PD
Presidenti i ri i Shqipërisë, Bujar Nishani, vjen nga strukturat e Partisë Demokratike. Në CV-në e tij, karriera e tij është e ndarë në dy drejtime, deri në 1997 në pozicione të lidhura me Forcat e Armatosura dhe nga viti 2001 nis ngjitjen në hierarkinë e PD-së. Në 1989, Nishani ka qenë pedagog në akademinë ushtarake Skënderbej; në 1993 ka mbuluar marrëdhëniet me jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes; në 1994, marrëdhëniet me NATO-n në Ministrinë e Jashtme, në 1996 ka qenë në kabinetin e ministrit të Mbrojtjes dhe në 1997, kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë. Pas katër vjetësh, në 2001, ka marrë detyrën e sekretarit të degës së PD-së së Tiranës dhe dy vjet më vonë është zgjedhur në Këshillin Bashkiak të Tiranës nga lista e selisë blu. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005, ai u caktua në një prej zonave bastion të PS-së, në Kombinat, ku garonte përballë ministrit të Rendit të asaj kohe, Igli Toska. Nishani mori mandatin e deputetit në këto zgjedhje dhe dy vjet më vonë u bë ministër i Brendshëm. Në zgjedhjet e vitit 2009 u bë sërish deputet në qarkun e Tiranës dhe deri në 2011-n mbajti postin e ministrit të Drejtësisë. U rikthye në Ministrinë e Brendshme pas zgjedhjeve të 8 majit, deri ditën kur u votua si President i Republikës.